Pasi bëri aksident me motorr ky doktor hapi një biznes kundër dhimbjes - Business Magazine Albania

Pasi bëri aksident me motorr ky doktor hapi një biznes kundër dhimbjes


Nga Terry Rice, ekspert i marketingut dixhital

Dr. Jason Wersland është bashkëthemeluesi dhe Shefi i Zhvillimit të Performancës për kompaninë Theragun. Pajisja e tij lehtëson dhimbjen dhe ndihmon trupin tuaj të lëvizë.

Ai e shpiku Theragun pasi një aksident me motor e la atë në dhimbje të vazhdueshme dhe tani pajisja është miratuar për t’u përdorur nga të gjithë, edhe tek atletët që kërkojnë lehtësim dhe rikuperim të muskujve.

Drejtori i Klinikës së NYC Sports and Spine, Dr. Nicholas J. Rozborski shpjegon, “dridhja e pajisjes shton një komponent terapeutik për të ulur dhimbjen e muskujve dhe jep efekte çliruese në sistemin nervor.”

Lexo: Shpëton jetë, mjeku izraelit shpik softuerin që nuk lejon gabime në recetat e ilaçeve

Pasi bisedova me Dr. Wersland për teknologjinë Theragun dhe për tranzicionin në sipërmarrjen mjekësore, ja çfarë mësova:

Zhvillimi i një etike të punës

“Puna ime e parë ishte në një fushë për një fermer vendas që vjelte fruta dhe perime. Unë e filloja punën në 5 të mëngjesit dhe punoja derisa moti bëhej shumë i nxehtë, zakonisht rreth orës 2 pasdite. Është çmenduri të mendosh për këtë eksperiencë tani, por prej asaj kohe kam mësuar që puna e zellshme dhe qëndrueshmëria sjellin suksesin dhe që këto parime do të më ndihmojnë të kem sukses në cilëndo nga përpjekjet e mia.

“Unë e themelova Theragun në vitin 2008 pasi kuptova se ilaçi që isha duke e përdorur për të trajtuar dëmtimin dhe dhimbjen time në të vërtetë nuk ishte aq efektiv. VITET e para ishin shumë të vështira. Kjo shkencë ishte aq e re dhe kërkonte shumë punë, sakrificë dhe qëndrueshmëri për ta zhvilluar. Por ia vlente. Sa herë që një klient i ri fillon ta përdorë Theragun, ai ndjehet mirë. Ti bësh njerëzit të buzëqeshin është diçka që asnjëherë nuk del nga moda.”

Si funksionon

“Terapia Çliruese Theragun (TPT) rrit qarkullimin e gjakut, parandalon dhe eliminon aderencën (një bashkim anormal i sipërfaqeve të membranës për shkak të inflamacionit ose dëmtimit), stimulon rimodelimin e indeve, zvogëlon dhimbjen dhe ndjeshmërinë ndaj shtrirjes, rrit ekuilibrin dhe forcën dhe qetëson trupin. Këta faktorë lejojnë lehtësimin e menjëhershëm të tensionit dhe madje mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjumit.”

“TPT përdor një pajisje mekanike që ushtron presion në një zonë të lokalizuar përmes bashkëngjitjeve të ndryshme. Një nga arsyet kryesore që e krijova këtë pajisje është sepse ua jep mundësinë njerëzve të shërojnë vetveten.”

Këshilla për sipërmarrësit

“Zhvilloni një mision që është i orientuar drejt qëllimit. Si sipërmarrës, ju do të përballeni me shumë sfida dhe pengesa. Disa njerëz kurrë nuk i tejkalojnë këto pengesa nëse nuk kanë një mision, pasion apo qëllim që t’i shtyjë ata përpara. Unë zgjohem çdo ditë me dëshirën që të gjithë njerëzit të jetojnë një jetë të shëndetshme me më pak dhimbje dhe tension. Unë mendoj se sa jetë kemi qenë në gjendje t’i ndryshojmë dhe për të gjithë njerëzit që ende kanë nevojë për shërim. Nuk ka motiv më të mirë se ky!”

“Është shumë e rëndësishme t’i parashikoni rezultatet e mundshme të punës suaj. Të bindësh veten tënde për suksesin tuaj të ardhshëm do të bëjë një ndryshim të madh!”

Çfarë të presim në të ardhmen

“E ardhmja e sipërmarrjes do të përfshijë teknologjinë, inovacionin dhe komoditetin. Edhe pse sipërmarrësit e rinj do të përballen me sfida moderne, teknologjia dhe mundësitë janë më të gjera se kurrë më parë. E ardhmja duket e shkëlqyeshme për këdo që dëshiron të punojë. Pasioni dhe qëndrueshmëria do t’ju ndihmojnë të tejkaloni pothuajse çdo gjë “.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi.”
— Albert Einstein
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0