Pas Facebook edhe Instagram po shtrenjtohet për përdoruesit - Business Magazine Albania

Pas Facebook edhe Instagram po shtrenjtohet për përdoruesit


Vetëm një vit më parë, Facëbook ndryshoi rrënjësisht mundësinë e marketimit të sipërmmarrjes në këtë rrjet popullor social. Kosto më të lartë, prioritët videot, etj. Instagram doli në skenë me një rol më të rëndësishëm, që vijon ta mbajë dhe sot. Por, kujdes edhe Instagram po ecën me shpejtësi drejt rritjes së kostos. Pra bëhuni gati të kuptoni se instrumenti që keni sot në dorë për të reklamuar biznesin tuaj do të jetë më pak i vlefshëm.

Enea Doku, ekspert i marketingut dixhital në New Media Communications thotë për Businessmag se, rrjetet sociale nuk është çudi që ndyshojnë pasi Facebook dhe Instagram arrijnë deri në 1000 update në muaj. “Kjo vihet re nga përdoruesi edhe në ndyshimet e ndërfaqes, ndryshimet e vogla në dizajn”.

Një  vit më parë ndryshoi algoritmi në facebook duke bërë që faqet e biznesit të kenë më pak arritje. Nëse një faqe ka 1000 folloëers, përmes një postimi arrin vetëm 1% të ndjekësve të faqes. Pjesa kur ti thjesht postoje diçka dhe njerëzit e shihnin, ka mbaruar. Nëse je biznes dhe je në facebook  e vetmja mënyrë për t’u rritur dhe për të konkuruar është që të paguash për hapësirë reklamash. Facebook po bëhet më komercial. “Ajo që të gjithë parashikonin ishte që bizneset do të ikin nga Facebook, do të binte përdorimi i platformës. Por ndodhi e kundërta: bizneset i rritën investimet e tyre në Facebook.

Ndërkohë ajo që ndodhi para një viti me Facebook, ka ndodhur tani me Instagramin. Me përditësimin e ri, niveli i ndjekjes së një postimi ka zbritur nga 20% në 10%, duke bërë që bizneset të paguajnë më shumë për t’u shfaqur në Instagram.

Megjithatë, Instagram vijon të paraqitet si platforma më e mirë për të patur akses tek klienti. Raporti  i arritjes mes Instagramit dhe Facebook është 10 me 1. Për sipërmarrësit e rinj dhe bizneset e reja apo një person që do të marrë fansa dhe ndjekje, Instagrami mbetet vendi i parë.

Enea tregon se, “mes tendencave padyshim renditet në pikë të parë rritja e reklamave dhe çmimit për t’u reklamuar në këto platforma. P.sh. çmimi i reklamës në Facebook krahasuar me dy vite më parë është rritur me 90% edhe vazhdon të rritet me të njëjtin ritëm. E njëjta gjë ka ndodhur dhe po ndodh me Instagramin, pasi janë i njëjti rrjet.

Lexo:  Aksionerët e Facebook përpiqen, por nuk arrijnë të kufizojnë fuqinë e Zuckerberg

Facebook dhe Instagram janë trendi më i fundit për të marketuar veten e për të siguruar shpejt vëmendje. Por ka edhe mënyra të tjera për ta arritur tek klienti, siç janë email-et. Rrjetet socilale çdo vit nxjerrin përditësime dhe ndryshojnë. Kjo e bën të vështirë të jesh gjithnjë në majë të gjithçkaje, pasi edhe personat që i përdorin ata ndryshojnë.  “Emaili ka dekada që nuk ndryshon, është shumë i qëndrueshëm dhe ka po të njëjtin efektivitet”.

Shqiptarët i hapin emaili-et shumë më tepër se shtetas të tjerë në Europë.

Sipas Eneas, në Shqipëri ekziston një farë miti që njerëzit nuk i hapin email-et, por vlerësimet tregojnë se mund të hapen nga 50% e personave të cilëve u janë dërguar, ndërsa në shumë vende europiane vetëm  10-15% e personave që marrin email e hapin atë.

E gjitha kjo ndodh për faktin që ne mendojmë se emailin mund ta hapim vetëm nga kompjuteri por kjo mund ta bëhet edhe nga celulari. Në 1000 emaile ti mund të çosh 1000 notification.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0