"Paris Region Enterprises" - Aktivitet mbi Kërkimin dhe Zhvillimin - Business Magazine Albania

“Paris Region Enterprises” – Aktivitet mbi Kërkimin dhe Zhvillimin


“Paris Region Enterprises” në bashkëpunim me EEN – Albania dhe partnerë të tjerë të Rrjetit, organizojnë aktivitetin ndërmjetësues me fokus Kërkim dhe Zhvillimin (R&D) në Paris, 13 Dhjetor 2018.

Ky aktivitet do të fokusohet në ekosistemin R&D të eksperiencës së konsumatorit, në laboratorët më të mirët publikë të kërkimit në Paris.

Gjatë aktivitetit do të realizohen takime B2B midis përfaqësuesve të laboratorëve, kërkuesve dhe kompanive, si dhe vizita në laboratorët R&D më të famshëm të Parisit, duke shkëmbyer kështu vizionin e tyre inovativ me fokus:
– eksperiencën e konsumatorit;
– sjelljen konsumatore
– marketingun dixhital
– E-reputation
– impaktet e internetit në sjelljen konsumatore

Janë të ftuar të marrin pjesë në këtë aktivitet të gjitha SME-të, apo Startup-et, të cilat janë në kërkim të rezultateve të fundit të R&D në lidhje me sektorin e eksperiencës së konsumatorit.

Të interesuarit për pjesëmarrje të regjistrohen në linkun e mëposhtëm. https://connect.eventtia.com/en/dmz/cxworkshop/website

Kostoja e pjesëmarrjes ofrohet falas nga EEN-Albania.

Për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni në: migena.muslli@aida.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0