Një grup studiuesish nga shkolla e mjekësisë në Los Angeles dhe nga universiteti i Tel Avivit në Izrael konfirmuan se mungesa e gjumit ka një ndikim të ashpër në mënyrën sesi funksionon sistemi nervor. Për trurin mungesa e gjumit është sikur të jesh i dehur nga alkooli dhe akoma më shumë.
“Zbuluam se mungesa e ushqimit dhe e gjumit i privon neuronet nga aftësia e një mirëfunksionimi. Kjo i hap rrugë gabimeve konjitive për mënyrën se si e perceptojmë dhe reagojmë para botës që na rrethon.” – shpjegon Itzhak Fried.
Shkencëtarët studiuan 1200 persona me epilepsi dhe vunë re se konvulsionet nxiteshin nga pagjumësia. Iu kërkua pjesëmarrësve që të kategorizonin imazhe të ndryshme sa më shpejt që të mundnin. U vu re se sa më të pagjumë dhe të lodhur të ishin pjesëmarrësit aq më e vështirë ishte detyra për ta. Mungesa e gjumit i bën qelizat nervore të ngadalta dhe në këtë mënyrë preket komunikimi nervor.
Lexo:Nuk shkruante dhe as lexonte deri në moshën 18- vjeçare. Sot profesor në Kembrixh!
Studiuesit zbuluan se qelizat nervore që vononin në kohë për t’u përgjigjur ishin të lidhura me valë cerebrale më të ngadalta krahasuar me ato që regjistrohen zakonisht gjatë fazave të gjumit dhe se ky aktivitet ndodhte në të njëjtat zona cerebrale.
Këto valë të ngadalta ndërpresin aktivitetin cerebral dhe ndikojnë në kryerjen e detyrave. Kjo dukuri sugjeron se zonat e seleksionuara të trurit ishin të përgjumura dhe kjo shkakton gabime mendore, ndërkohë që pjesa tjetër e trurit është e zgjuar dhe funksionon si zakonisht,”- sqaronFried. timesofisrael
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.