Organizohet trajnimi me temë “Komunikimi dhe shitja përmes telefonit” - Business Magazine Albania

Organizohet trajnimi me temë “Komunikimi dhe shitja përmes telefonit”


Denis Gafuri trajner i shitjes organizon seminarin e radhës, mirëpo këtë herë me një temë mjaft interesante, “Komunikimi dhe shitja përmes telefonit”.

Është koha ideale për një seminar të tillë, për t’u përgatitur për vitin e ri 2019 me një qasje ndryshe të stafit tuaj në komunikim dhe shitje përmes telefonit.

Ju sigurojmë që me aplikimin e sugjerimeve të këtij trajnimi për ju ose për personelin e kompanisë tuaj, do t’iu përmirësohet shumë raporti me klientin dhe perfomanca do të jetë me rezultate pozitive financiare.

Qëllimi i këtij trajnimi është të kemi qëndrim pozitiv mendor, të fitojmë aftësi të reja në shitje përmes telefonit, dhe për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët.

Temat kyçe që do të trajtohen:

  • Standardet e komunikimit afarist me telefon
  • Hyrje para komunikimit me telefon
  • Refuzimi
  • Qëllimi
  • Dorëshkrimi
  • Përgatitja
  • Ushtrime-aktivitete
  • Aktivizimi shitjes
  • Teknikat
  • Zëri
  • Frenuesit e komunikimit

Identifikimi i komponentëve kryesorë të hapjeve dhe mbylljeve efektive të thirrjeve.

Shmangni problemet më të zakonshme të etiketës telefonike dhe zakonet e këqija.

Identifikimi i mënyrës për të mbyllur me profesionalizëm thirrjen për të lënë klientin me një përshtypje pozitive.

Si të balanconi shërbimin e mirë të klientit me kohëzgjatjen e thirrjes, duke marrë parasysh kërkesat e telefonuesit?

Qasja profesionale me telefon, është më shumë se shitje, çdo telefonatë është një klient potencial.

Trajnimi do të mbahet më datën 24 Janar 2019, në hotel “Semitronix”, Prishtinë, prej orës 10:00 deri ne ora 16:00.

Përfshihet pjesëmarrja tërë ditore, dreka dhe pijet, materiali punues, udhërrëfyesi për shitje dhe komunikim në gjuhën shqipe si dhe certifikata.

Investimi juaj për pjesëmarrje është 89 euro, çmim ky promocional për rezervimet deri me datën 15 Janar, pas kësaj date çmimi do të jetë 125 euro.

Për grupe me më shumë anëtarë kërkoni ofertë speciale!

Për rezervime dhe informacion na kontaktoni në +38345510009 ose në sales@denisgafuri.com

Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar kështu që rezervoni tani!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0