Organizohet Black Friday në Kosovë - Business Magazine Albania

Organizohet Black Friday në Kosovë


Black Friday shënon fillimin e sezonit të blerjeve të fundvitit dhe është dita e vitit kur kompanitë në Amerikë ofrojnë produktet me ofertat më marramendëse.

Black Friday zhvillohet në mbarë botën dhe ky vit është i 4-ti me rradhë që organizohet në Kosovë nga TopShop.

Black Friday është këtë të premte (25 nëntor) dhe sikurse në Amerike edhe Top Shop do të ketë zbritje për këtë ditë. Për të gjitha produktet do të ofrohet ulje nga -20% deri në -70%!

Tradicionalisht “Black Friday” është emër i lënë pas fundjavës së festës së Falenderimeve Amerikane, kur dyqanet në Amerikë i ulin çmimet e tyre për 24 orë kurse në Kosovë do të keni mundësi të bleni produktet me zbritje prej datës 25 deri në 28 Nëntor!

Kjo është një traditë që ata e vazhdojnë dhe këtë vit është bërë edhe më e madhe me zbritje marramendëse.

Zbritjet më të mëdha të vitit prej 20-70% në të gjitha produktet DORMEO, DELIMANO, WALKMAXX prej datës 25 deri më 28 Nëntor. Llojshmëri produktesh për shtëpi, gjumë të rehatshëm, kuzhinë, fitness, bukuri etj.

Produktet më të njohura si Dysheku Dormeo, ekstraktuesi Nutribullet, enët Delimano dhe produkte të shumëllojshme për shtëpi ketë ditë do të keni mundësi t’i merrni me zbritje.

Burimi: telegrafi.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0