Oqeani është shumë i ndotur. Adidas synon të shesë 11 milionë atlete nga plastika e ricikluar

Oqeani është shumë i ndotur. Adidas synon të shesë 11 milionë atlete nga plastika e ricikluar


Gjigandi i veshjeve sportive gjermane ka lançuar disa versione te reja të atletes UltraBoost të bëra nga plastika e gjetur në oqean. Ai bashkëpunoi me Parley for the Oceans, një iniciativë mjedisore për të krijuar atleten.

“Me produktet e Adidas të bëra nga plastika e ricikluar, ne u ofrojmë konsumatorëve një vlerë të shtuar përtej pamjes, funksionalitet dhe cilësi produkti, sepse çdo atlete është një kontribut i vogël për të ruajtur oqeanet tona”, tha gjatë një deklarate Eric Liedtke anëtar i bordit ekzekutiv. “Pas një milion atleteve të prodhuara në vitin 2017, 5 milionë në vitin 2018, ne planifikojmë të prodhojmë 11 milionë atlete nga plastika e oqeaneve për vitin 2019”.

Lexoni: Reklama më e mirë e Adidas e bërë nga një student gjerman

Çdo këpucë përkthehet në 11 shishe plastike.

Ky është një tjetër qëllim mjedisor nga kompania. Adidas po bashkëpunon me 40 firma të tjera për të adresuar ndryshimet klimaterike dhe impaktin që kjo sjell në sektorin e modës.

“Qëndrueshmëria në Adidas shkon përtej plastikës së ricikluar”, tha anëtari i bordit ekzekutiv Gil Steyaert gjatë një deklarate. “Ne gjithashtu vazhdojmë të përmirësojmë performancën tonë mjedisore gjatë prodhimit të produkteve. Kjo përfshin edhe përdorimin e materialeve të qëndrueshme, reduktimin e çlirimit të CO2 dhe parandalimin e ndotjes. Vetëm në vitin 2018, ne kemi ruajtur më shumë se 40 ton mbetje plastike në zyrat tona, depot, pikat e dyqaneve dhe qendrat e shpërndarjes në të gjithë botën dhe i zëvendësuam ato me zgjidhje më të qëndrueshme”.

Lexoni: Adidas me një trend të ri

/FootWear

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0