OECD: Koronavirusi mund të çojë Europën në recesion

OECD: Koronavirusi mund të çojë Europën në recesion


Përhapja e koronavirusit mund të çojë pjesën më të madhe të Evropës në recesion dhe të përgjysmojë rritjen globale të ekonomisë. Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) tha që zona e euros, e cila përfshin disa nga ekonomitë më të mëdha të Evropës, mund përfshihet në tkurrje brenda disa muajsh.

Ndërkohë rritja globale pritet të jetë 1.5% këtë vit, nga 2.9% që ishte parashikimi i mëparshëm, vlerëson OECD.

Lexo: BE ofron 232 milionë euro në luftën kundër Koronavirus-it

Japonia gjithashtu mund të futet në recesion. Ekonomistët e OECD vlerësojnë se, virusi Covid-19 paraqiti kërcënimin më të madh për rritjen ekonomike globale që nga kriza financiare. Ai mund të shkaktojë një “skenar domino” ku ndikimi intensiv i virusit në Kinë të pasqyrohet në vendet e tjera të përparuara, duke goditur rëndë besimin për udhëtim dhe shpenzime.

Ekonomia kineze do të pësojë një rënie të fortë në afat të shkurtër. Nga 6.1% vitin e kaluar, rënia do të jetë më pak se 5% këtë vit, dhe në rekuperim vitin e ardhshëm, sipas OECD.

“Virusi rrezikon t’i japë një goditje të mëtejshme një ekonomie globale, e cila tashmë ishte dobësuar nga tregtia dhe tensionet politike,” tha krye ekonomist-i i OECD, Laurence Boone.

Qeveritë duhet të veprojnë menjëherë për të përmirësuar epideminë, të mbështesin sistemin e kujdesit shëndetësor, të mbrojnë njerëzit, të rrisin kërkesën dhe të sigurojnë një shpëtim financiar për familjet dhe bizneset, që janë më të prekurit”.

Lexo: Koronavirus rrit numrin e personave që punojnë në distancë

Për të zbutur ndikimin ekonomik, punonjësit duhet të lejohen të punojnë nga shtëpia, sipas OECD. Organizata u bëri thirrje qeverive të ndërmarrin hapa për të mbështetur sektorët më të prekur siç janë udhëtimi dhe turizmi, makinat dhe industria e elektronikës.

Ajo  fton gjithashtu bankat qendrore të sigurojnë likuiditet shtesë për bankat, në mënyrë që ata të mund të ndihmojnë bizneset që përballen me probleme imediate likuiditeti.

Burimi: Independent

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0