OBSH: Më shumë të rinj po raportojnë probleme të shëndetit mendor

OBSH: Më shumë të rinj po raportojnë probleme të shëndetit mendor

te rinj

Sipas një sondazhi të ri, shifrat e adoleshentëve nga Europa që po raportojnë probleme të shëndetit mendor janë në rritje. Por mbi të gjitha, raporti thekson se mënyra sesi qeveritë do e trajtojnë këtë problem do të “lejë gjurmë edhe në brezat e ardhshëm”.

Lexo: UNICEF dhe partnerët e koalicionit të bashkuar për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri

Më shumë se 227 mijë nxënës nga mosha 11-15 vjeç morën pjesë në studimin ndërkombëtar “Sjellja shëndetësore tek fëmijët në moshë shkollore”. Studimi u publikua nga zyra e europiane Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ata zbuluan se në shumë vende të Europës mirëqenia mendore e adoleshentëve ishte në rënie.

Një në katër adoleshentë, për shembull, kishin raportuar se ndiheshin nervoz, të irrituar ose se kishin probleme me gjumin të paktën një herë në javë.

Gjendja e tyre mendore vinte duke u rënduar teksa rriteshin në moshë, veçanërisht tek vajzat, të cilat ishin edhe më të rrezikuara.

Në rreth një të tretën e vendeve, një numër i lartë adoleshentësh raportuan se ndiheshin nën presion prej detyrave të shtëpisë, ndërsa shifra e atyre që kanë thënë se u pëlqen shkolla ishte në rënie.

Lexo: Mjekët testojnë plazmën nga individët që i mbijetuan koronavirusit
Përdorimi i teknologjisë u sinjalizua po ashtu si problematik pasi “mund të amplifikojë dobësitë si dhe të sjellë kërcënime të reja si bulizmi kibernetik, i cili prek më shumë vajzat”.

Një në 10 adoleshentë raportuan se kishin qenë viktima të bulizmit kibernetik të paktën një herë në dy muaj e fundit.

Euronews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0