UNICEF dhe partnerët e koalicionit të bashkuar për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri

UNICEF dhe partnerët e koalicionit të bashkuar për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore në Shqipëri

trafikimin

Trafikimi i qënieve njerëzore është skllavëri e kohëve moderne dhe prek çdo vend si pikë tranziti apo destinacion. Pavarësisht nga përpjekjet e shtuara të Qeverisë Shqiptare, organizatave qeveritare dhe shoqërisë civile për të luftuar fenomenin, trafikimi vazhdon të jetë realitet për shumë qytetarë shqiptarë, fëmijë, vajza të reja dhe të rinj në veçanti.

Lexo: Mjekët testojnë plazmën nga individët që i mbijetuan koronavirusit

UNICEF Albania ka iniciuar një angazhim më aktiv dhe të drejtpërdrejtë me komunitetet më të rrezikuara, punonjësit e vijës së parë, grupet profesioniste dhe aktorët e shoqërisë civile.

Ndërhyrja synon të rrisë masat parandaluese për njerëzit në rrezik trafikimi dhe të mbështesë ata që i kanë mbijetuar kësaj skllavërie moderne duke mbrojtur të drejtat e tyre, ndërsa siguron një sërë shërbimesh të përshtatshme si edhe ndihmë për ri-integrimin socio-ekonomik.

Kjo nismë do të zbatohet në bashkinë e Shkodrës, Tiranës, Dibrës dhe Kukësit dhe synon më shumë bashkëveprim me fëmijët, prindërit, të rinjtë, si dhe punonjësit e vijës së parë.

Roberto de Bernardi, Përfaqësues i UNICEF-it në Shqipëri vë theksin tek rëndësia e kombinimit të burimeve dhe përvojës për t’iu përgjigjur këtij fenomeni.

“Trafikimi i qenieve njerëzore nuk është vetëm një krim dhe forma më e e papranueshme e shkeljes së të drejtave të njeriut. Ai lë gjurmë të thella fizikisht, psikologjikisht dhe emocionalisht tek të gjithë ata që preken në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë. Fatkeqësisht, fëmijët dhe gratë e reja janë ata që vuajnë më së shumti pasojat e këtij krimi”, thotë Dr. De Bernardi.

“Ne duhet të veprojmë tani dhe të veprojmë të bashkuar me ata që janë të detyruar apo të aftë dhe që kanë vullnet t’i japin fund këtij fenomeni. Ne kemi një koalicion partnerësh kombëtarë dhe ndërkombëtarë, kemi aktorë të motivuar si mes autoriteteve ashtu edhe mes organizatave lokale, dhe kemi mbështetjen shumë bujare të Qeverisë Britanike, për të bërë ndryshimin për ata njerëz që i kanë shpëtuar tmerrit të trafikimit, si edhe atyre që janë në rrezik”, – nënvizon ai.

Siç thekson Ambasadori Britanik në Shqipëri, Shkëlqesia e tij z. Duncan Norman “Mbretëria e Bashkuar është e angazhuar të çrrënjosë të gjitha format e skllavërisë moderne, punës së detyruar dhe trafikimit të qenieve njerëzore, siç është miratuar njëzëri në Samitin  e Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm në vitin 2015. Ne po bashkëpunojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe organizatat shumëkombëshe, përfshi këtu Qeverinë Shqiptare dhe UNICEF Albania për t’iu përgjigjur këtij problemi global”.

“Programi i Skllavërisë Moderne në Shqipëri do të ndihmojë në riintegrimin e viktimave në shoqëri si dhe sigurimin e mbështetjes për individët e rrezikuar të bien në duart e kriminelëve, të cilet synojnë të shfrytëzojnë më të dobëtit. Përmes këtij programi ne do të ofrojmë trajnim dhe mbështetje për 250 profesionistë të agjencive ligjvënëse dhe sektorit të drejtësisë”, shprehet Ambasadori.

“Skllavëria moderne është një krim i fshehur dhe i papranueshëm, që mund të ndodhë kudo, duke bërë pre ata që janë më të brishtët në shoqëri. Duke punuar me Qeverinë Shqiptare dhe UNICEF ne do të rrisim ndërgjegjësimin dhe do të kundërshtojmë të gjitha format e shfrytëzimit duke mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin njerëzor”.

Lexo: Arbri Kopliku fiton 100% bursë në “Massachusetts Institute of Technology”

Nisma drejtohet nga UNICEF si edhe koalicioni anti-trafikim ku bëjnë pjesë: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Terre des Hommes si dhe tre organizata lokale: Vatra, Tjetër Vizion dhe Të Ndryshëm dhe të Barabartë.

Euronews Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0