“NotifiedPeople” rrjeti social shqiptar që synon të konkurrojë Facebook - Business Magazine Albania

“NotifiedPeople” rrjeti social shqiptar që synon të konkurrojë Facebook


Dy të rinj nga Podujeva kanë vendosur t’i bëjnë konkurrencë rrjeteve më të mëdha sociale. Nëse atyre u shkon siç e kanë paramenduar.

Për këtë arsye, ata planin që kishin kanë filluar ta zbatojnë në praktikë.

Endrit Rudari e Egzon Llapashtica janë duke krijuar faqen NotifiedPeople.com (NjoftoNjerz.com).

Në një deklarim për media, Endriti thotë se rrjeti social shqiptar do krijohet shumë shpejt dhe do të ketë shumë gjëra më ndryshe sesa rrjetet aktuale.

Ai tregon se rrjeti social, do të ketë shumë befasi dhe shpreson se pas përdorimit masiv nga shqiptarët, ai do të shpërndahet për të gjithë përdoruesit në botë dhe do njihet si i krijuar nga shqiptarët.

“Ky rrjet është një lloj Facebook-u, por me shumë gjëra të ndryshme”, thotë Endriti, i cili është vetëm 17 vjeç.

Ai thotë se ky rrjet do të ketë edhe Instagram-in e krijuar prej tyre dhe shumë shpejt dhe çdo person që hyn në website, direkt nga IP-ja do të mund t’i vendoset edhe gjuha e shtetit të tij.

Ai megjithatë nuk jep ndonjë datë se kur ky rrjet do të publikohet, por sqaron se kjo do të ndodhë shumë shpejt.

Konkurojnë-Facebook-Podujeva-Businessmag

 

/Botasot.info

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0