Norvegjia paguan 150 milionë dollarë për të mbrojtur pyjet e Gabon - Business Magazine Albania

Norvegjia paguan 150 milionë dollarë për të mbrojtur pyjet e Gabon


Pyjet ende mbulojnë pjesën dërrmuese të kombit të Afrikës Qendrore të Gabon, por si vendet e tjera me pyje të forta, është nën presion se mos pemët priten për t’u shitur më pas si lëndë druri ose për t’u lënë vendin tokave bujqësore. Megjithatë, një marrëveshje e madhe e re me Norvegjinë do të ndihmojë në shmangien e kësaj. Vendi skandinav ka premtuar se do të shpenzojë 150 milionë dollarë gjatë dekadës së ardhshme për të mbajtur në këmbë pyllin e Gabonit.

Lexoni: 11 HISTORI RRETH NJERËZVE QË I DHANË PLANETIT TONË NJË MUNDËSI TË DYTË

Gabon ka krijuar disa rezerva një dekadë më parë dhe ka synime ambicioze për emetimin e oksigjenit. Ajo planifikon ta mbajë zhvillimin larg zonave të mbrojtura. Norvegjia do të paguajë të paktën 10 dollarë për çdo ton emetimi karboni, që përthithet nga pyjet. Kjo vlerë është dy herë më shumë se niveli i duhur për projektet e tjera të mbrojtjes së pyjeve.

Norvegjia ka ofruar pagesa për pyjet edhe në vende të tjera si Indonezia dhe Brazili, si pjesë e një programi kombëtar për të frenuar shpyllëzimin global. Edhe pse më parë, qëllimi ishte të ngadalësonte shpyllëzimet, Gaboni është një nga vendet e rralla që ka mundësinë për të shpëtuar pyje të paprekura, sesa duke u përqëndruar në frenimin e shpyllëzimit ose rivendosjen e pyjeve që tashmë janë humbur. Është pikërisht vendi që kërkon më shumë investime.

Edhe kompania HP po paguan 11 milionë dollarë për disa pyje sa sipërfaqja e qytetit të New York

Në një shtrirje të pyllit të kërcënuar përgjatë bregdetit Atlantik të Brazilit, puna e re e rimëkëmbjes do të financohet nga prodhuesi i pajisjeve teknologjike HP. Kompania do të shpenzojë 11 milionë dollarë gjatë pesë viteve të ardhshme për të ndihmuar World Wildlife Fund të rrisi punën për të mbrojtur pyjet si në Brazil ashtu edhe në Kinë në një sipërfaqe totale të tokës që mbulon afro 200,000 hektarë.

Lexoni: Çfarë po ndodh me Amazon? Studimi i satelitëve jep një pasqyrë për zjarret e vitit 2019

“Është shembull i asaj që ne me të vërtetë duam të shohim të përsëritet nga më shumë kompani, duke ndërmarrë veprime për pyjet edhe jashtë kësaj zone”, thotë Linda Walker, drejtore e lartë në Fondacionin Botëror të Natyrës. Kompanitë e tjera, si Apple, gjithashtu kanë investuar së fundi në mbrojtjen e pyjeve në një mënyrë që tejkalon çdo ndikim të drejtpërdrejtë nga zinxhiri i tyre i furnizimit. “Ne jemi të entuziazmuar sepse shohim më shumë kompani të interesuara në thelb të japin më shumë pyje sesa ato që po marrin”, thotë Walker, duke e quajtur atë një qasje “pozitive ndaj pyllit”.

Në Brazil, fondet do të ndihmojnë World Wildlife Fund të zgjerojë përpjekjet e tij në një pikë të nxehtë ekologjike që është shtëpia e 10% të bimëve dhe specieve të botës si dhe do të punojë për të rikthyer rreth 1.200 hektarë në zonë. Pylli është gjithashtu kritik për sigurimin e ujit të pastër për disa nga qytetet më të mëdha të Brazilit. Në Kinë, financimi do të ndihmojë që plantacionet pyjore, të cilat mbulojnë 197.684 hektarë të marrin certifikimin FSC. Besohet se ndërtimi i një sektori pyjor më të qëndrueshëm në Kinë mund të ndihmojë në lehtësimin e presionit mbi pyjet në pjesë të tjera të botës.

Lexoni: Etiopia mbjell mbi 350 milionë pemë në 12 orë

Financimi nga ndërmarrjet mund të ndihmojë në punën për mbrojtjen e pyjeve që financohen nga qeveritë, siç është angazhimi nga Norvegjia për të shpenzuar 150 milionë dollarë për të ndihmuar në mbrojtjen e pyjeve në vendin afrikan të Gabon. “Ne kemi nevojë për më shumë veprim të sektorit privat që mund të mbështesin dhe inkurajojnë veprime më të forta të sektorit publik dhe planifikim dhe qeverisje më të fortë të përdorimit të tokës. Në të njëjtën mënyrë, veprimi dhe angazhimi më i fortë i qeverisë mund të krijojë kushtet e mundshme në mënyrë që kompanitë të ndihmojnë në shmangien e shpyllëzimit dhe jo vetëm”, thotë Walker.

/FastCompany

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0