Njihuni me të rinjtë të cilët fituan konkursin në Nasa - Business Magazine Albania

Njihuni me të rinjtë të cilët fituan konkursin në Nasa

Ndër vite është vërtetuar se shqiptarët nëpër botë janë të zotët në shumë fusha e i kanë dhënë jehonë vendit tonë me suksesin e tyre. Jahja Nur Zulbeari dhe Onur Bayramoglu janë dy telentet e rinj shqiptarë. Studentët nga Gostivari kanë krijuar një hartë për të marrë informacione të drejtëpërdrejta përmes satelitit dhe tokës. Si pasojë, ata kanë fituar dhe konkursin e NASA.

“Unë jam në vitin e dytë dhe studiojë inxhinieri softuerike në Shkup. Po ashtu me shokun tim Onur Bayramoglu morëm pjesë në garën që ishte organizuar nga ana e NASA dhe arritëm të marim vendin e parë

Ne kemi krijuar një hartë, për zjarrëfikëset dhe po ashtu njerëzit që ndodhen në zonën ku mund të ketë dëme. Ne marrim të dhënat drejtpërdrejt prej satelitetit të NASA dhe i identifikojmë se ku është kordinata e zjarrit dhe pastaj me Inteligjencë Artificiale bëjmë karrikulimet se ku mund të përhapet ai zjarr, çfarë dëmesh të tilla mund të bëj ai zjarri etj.

Besoj për Maqedoninë ka qene një ide origjinale dhe po ashtu anembanë botës nuk kemi pasur një aplikacion të tillë. Po ashtu ka aplikacione të tjera ku kemi kordinacione të tjera të zjarreve të ndryshme, por nuk janë të drejtpërdrejta ose nuk janë të karikuluara nga ana e Inteligjencës Artificiale.

 

Për momentin në 10 deri në 15 sekonda, unë mund të dalloj që ka një zjarr. Aplikacioni na ka marrë 3-4 ditë, kemi punuar 15-20 orë në ditë për t’ia arritur qëllimit”, treguan ata.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0