Njihuni me partnerët zyrtarë të Future2Tech 2025! - Business Magazine Albania

Njihuni me partnerët zyrtarë të Future2Tech 2025!

Njihuni me partnerët zyrtarë të Future2Tech 2025!

Future2Tech,  panairi kryesor i teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri – na njeh me partnerët zyrtarë të edicionit të ardhshëm që do të mbahet më 2–3 Tetor 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Këto partneritete e konfirmojnë Future2Tech si pikën kryesore të takimit në rajon për bizneset, profesionistët dhe institucionet që po udhëheqin transformimin digjital.

Partnerët Zyrtarë

Partneri Platinum

  • Vodafone Business – Një lider i besuar në inovacion dhe zgjidhje digjitale për bizneset që duan të tejkalojnë kufijtë e tyre.

Partnerët Silver

  • Identitek – Teknologji të avancuara sigurie dhe identifikimi për tregun shqiptar.

  • Engineering Albania – Fuqizon transformimin digjital dhe formëson fuqinë punëtore ICT të së ardhmes.

  • PC Store – Sjell pajisje dhe zgjidhje IT të nivelit më të lartë për biznese dhe individë.

  • StartupAlbania – Nxit inovacionin, sipërmarrjen dhe mundësitë për startup-et shqiptare.

  • Logical Albania – Gjithmonë një hap përpara, sjell produkte që përcaktojnë trendet teknologjike. Këtë vit me zgjidhje të plota për sektorin HORECA.

  • Challenge Fund Startups – Mbështet startup-et inovative me financim dhe mentorim. Challenge Fund forcon sipërmarrjen dhe ekosistemin e startup-eve në Shqipëri.

Partneri i  Gaming Zone

  • Istituto Italiano di Cultura – Ndërthur kulturën, kreativitetin dhe teknologjinë për të sjellë një eksperiencë unike në Gaming Zone.

Partnerët Mediatikë

  • Business Magazine – Mediat më e rëndësishme e biznesit dhe inovacionit në Shqipëri.

  • BNI Outdoor – Rrjeti kryesor i reklamave outdoor, digjitale dhe transit në Shqipëri, që ofron dukshmëri strategjike nëpërmjet billboard-eve, ekraneve digjitale dhe mediave transit në Tiranë.

Lexo edhe: Future2Tech 2025: Ftesë për bizneset dhe profesionistët që çojnë teknologjinë përpara

Një rrjet ekselence që po zgjerohet
Me këta partnerë, Future2Tech 2025 premton një eksperiencë më të fuqishme dhe me ndikim. Pritni:
 Ekspozita inovative
 Forume & panele diskutimi
 Demonstrime live
 Aktivitetet B2B networking
 Zonë rekrutimi

Shënoni datën: 2–3 Tetor 2025
Pallati i Kongreseve, Tiranë
 Bëhu pjesë e Future2Tech 2025

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0