Future2Tech 2025: Ftesë për bizneset dhe profesionistët që çojnë teknologjinë përpara - Business Magazine Albania

Future2Tech 2025: Ftesë për bizneset dhe profesionistët që çojnë teknologjinë përpara

Pas dy edicionesh të suksesshme, Future2Tech rikthehet më 2–3 tetor 2025Pallatin e Kongreseve, Tiranë, si eventi më i madh i inovacionit, teknologjisë dhe edukimit në Shqipëri.

Në një qytet si Tirana dhe në një botë ku teknologjia është tashmë në qendër të vëmendjes, Future2Tech dallon si një event gjithëpërfshirës që në vetëm dy ditë sjell:

  • një zonë ekspozimi ku kompanitë prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre,
  • forume dhe panele me diskutime mbi trendet e së ardhmes,
  • aktivitete që nxisin marrëdhënie B2B dhe bashkëpunime,
  • prezantime, lançime produktesh dhe demonstrime live,
  • si edhe një hapësirë për punësim dhe rekrutim talentesh të reja.

Më shumë se një panair, Future2Tech është një pikëtakim unik ku bashkohen teknologjia, inovacioni dhe edukimi.

Pse duhet të ekspozoni në Future2Tech 2025?

Pjesëmarrja në Future2Tech nuk është thjesht prezencë në një panair, por një investim strategjik në të ardhmen e biznesit tuaj. Është vendi ku krijohen lidhje që shndërrohen në partneritete afatgjata, ku idetë marrin jetë dhe ku kompanitë pozicionohen krah liderëve të industrisë, duke u bërë një zë i rëndësishëm në treg.

Një nga shtyllat më të forta të eventit janë mundësitë B2B. Përmes takimeve të strukturuara dhe rrjetëzimit aktiv, bizneset gjejnë partnerë të rinj, ndërtojnë bashkëpunime konkrete dhe zgjerojnë ndikimin e tyre në tregjet vendase dhe rajonale.

Po aq e rëndësishme është edhe hapësira për punësim. Future2Tech krijon një pikëtakim mes kompanive dhe talenteve të reja, duke u kthyer në një platformë ideale për rekrutim. Për bizneset është një mundësi për të identifikuar profesionistët e së ardhmes, ndërsa për individët një hap i vlefshëm drejt karrierës së tyre.

Në qendër të programit qëndrojnë forumet dhe panelet e diskutimit, ku prezantohen produkte, shërbime dhe ide të reja. Këto sesione ofrojnë një skenë të hapur për dialog mbi trendet dhe sfidat e industrisë, duke e kthyer Future2Tech në një laborator të vërtetë idesh dhe inovacioni.

E mbi të gjitha, qëndron vizibiliteti. Me mijëra vizitorë, profesionistë dhe partnerë biznesi, Future2Tech 2025 është arena ku ekspozuesit marrin vëmendjen dhe ekspozimin e duhur për të forcuar pozicionin e tyre në treg.

Lexo edhe: Vjen në 2-3 tetor Future2Tech, panairi më i madh i inovacionit, teknologjisë dhe edukimit në vend!

Partnerët që e çojnë përpara vizionin e Future2Tech

Panairi organizohet nga Iceberg Exhibitions në bashkëpunim me AlbaniaTech, duke sjellë së bashku ekspertizën dhe rrjetin më të gjerë të aktorëve të ekosistemit të inovacionit dhe teknologjisë në Shqipëri.

Çdo edicion i Future2Tech mbështetet nga partnerë që ndajnë të njëjtin vizion: fuqizimin e inovacionit dhe teknologjisë në Shqipëri. Këtë vit, bashkëpunimi me kompani dhe institucione lidere e bën eventin edhe më gjithëpërfshirës dhe me ndikim.

Në krah të panairit qëndrojnë Vodafone Albania, Identitek, Engineering Albania, PC Store, StartupAlbania dhe Logical – aktorë kryesorë të tregut që sjellin ekspertizë, teknologji dhe vizion për të ardhmen.

Një dimension i veçantë i këtij edicioni është Gaming Zone, i cili vjen falë mbështetjes së Istituto Italiano di Cultura.

Gjithashtu, prezenca e Business Magazine dhe BNI si Media Partnerë siguron që mesazhi dhe energjia e Future2Tech të shtrihen përtej sallës së Pallatit të Kongreseve, duke mbërritur tek një audiencë edhe më e gjerë.

Rezervoni stendën tuaj në Future2Tech tani!

Mos e humbisni mundësinë për të qenë një zë që çon teknologjinë përpara. Rezervoni stendën tuaj tani – hapësirat e fundit në Future2Tech 2025 po mbyllen!

Për pjesëmarrje dhe informacione të mëtejshme:
✉️ info@icebergexhibitions.com
📞 +355 69 406 3909

Future2Tech 2025 – Ky është momenti për të qenë pjesë e së ardhmes!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0