Vjen në 2-3 tetor Future2Tech, panairi më i madh i inovacionit, teknologjisë dhe edukimit në vend! - Business Magazine Albania

Vjen në 2-3 tetor Future2Tech, panairi më i madh i inovacionit, teknologjisë dhe edukimit në vend!

02-10-2025 09:00:00 Join

Future2Tech, panairi i shumëpritur i inovacionit dhe sipërmarrjes, po rikthehet këtë vit, në datat 2-3 tetor tek Pallati i Kongreseve, me më shumë energji dhe mundësi se kurrë më parë. Ky panair,i organizuar nga Iceberg Exhibitions dhe Albaniatech , është bërë një pikë referimi për të gjithë ata që janë të interesuar në teknologji dhe inovacion, premton të jetë një event që do të sjellë së bashku liderë të industrisë, startupe premtuese dhe investitorë të “etur” për të zbuluar idetë e reja që do të ndryshojnë të ardhmen.

Pas suksesit të madh të panaireve të viteve të kaluara, rikthimi i Future2Tech këtë vit është pritur me padurim nga komuniteti i inovatorëve dhe sipërmarrësve. Panairi do të ofrojë një platformë  për prezantimin e teknologjive të reja, diskutimin e trendeve të fundit në industri dhe krijimin e lidhjeve të vlefshme mes pjesëmarrësve. Këtë vit, organizatorët kanë planifikuar një program të pasur me sesione paneli, prezantime, demonstrime dhe rrjete të tjera të  ndryshme. Ky format i diversifikuar do të sigurojë që çdo pjesëmarrës të gjejë diçka të vlefshme dhe të përshtatur për interesat dhe nevojat e tyre.

Ky event është kthyer në një pikë takimi për liderë të industrisë, startup-e, institucione dhe të apasionuarit e teknologjisë.

Jeni të ftuar të merrni pjesë si ekspozues dhe të bëheni pjesë e kësaj platforme dinamike.

Pallati i Kongreseve, Tiranë

2-3 Tetor 2025 – Datat finale janë konfirmuar!

Regjistrohuni si Ekspozues këtu

Për detaje të tjera kontaktoni:

Tel: +355 69 406 3909

Email: info@icebergexhibitions.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0