Një tjetër mbrëmje frymëzuese që rikonfirmon potencialin e madh të ekosistemit të inovacionit në Evropën Juglindore - Business Magazine Albania

Një tjetër mbrëmje frymëzuese që rikonfirmon potencialin e madh të ekosistemit të inovacionit në Evropën Juglindore

Një tjetër mbrëmje frymëzuese që rikonfirmon potencialin e madh të ekosistemit të inovacionit në Evropën Juglindore

Në një atmosferë dinamike në Podgoricë, “Science and Technology Park Montenegro” u bë skena që mirëpriti një tjetër edicion të “Keiretsu Forum Southeast Europe (KFSEE) Investor Pitch Day”, event i cili çdo herë e më shumë po forcon themelet e një ekosistemi të qëndrueshëm dhe ndërveprues të startup-eve në rajon.

Eventi, nisi me fjalën përshëndetëse nga Valentina Radulović, Drejtore Ekzekutive e Science and Technology Park Montenegro, e cila theksoi rëndësinë që kanë partneritetet strategjike për të përshpejtuar rrugëtimin e startup-eve. Ajo u shpreh: Science and Technology Park Montenegro është më shumë se një hapësirë fizike, është një platformë bashkëpunimi, ku ide të mëdha gjejnë mbështetje të vërtetë. Partneritetet si ky me Keiretsu Forum SEE janë esenciale për t’u siguruar që këto startup-e të kenë jo vetëm mundësinë për të treguar vizionin e tyre, por edhe për të ndërtuar rrjete që çojnë në rritje reale.”

No alternative text description for this image

Ilija Kaludjerović, Drejtor Ekzekutiv i Nest, i mirënjohur për punën e tij me themeues të rinjë dhe ambicioz ndau mendimin e tij për rëndësinë e këtyre iniciativave:  Në një treg të fragmentuar si Ballkani Perëndimor, mundësitë për financim janë të rralla ndaj kjo platformë nuk është vetëm një mundësi, por një nevojë.”

Z.Ardian Hoxha, President i Keiretsu Forum SEE gjatë fjalës së tij përshëndetëse theksoi: “Disa njerëz jo ndryshe nga ju që jeni prezent në sallë, zgjodhën të bëheshin bashkë për të bërë të mundur këtë që Keiretsu Forum SEE është sot; një hapësirë për gjithë esencën e  talentit të rajonit tonë. Kështu që lirisht ndjehuni se KFSEE është vendi juaj dhe u përket juve për të sjellë një ndryshim të vërtet e të prekshëm për të gjthë sipërmarrësit guximtar  të rajonit.”

No alternative text description for this image

Lexo edhe:Keiretsu Forum SEE dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në mbështetje të startup-eve në rajon e më gjerë

Në këtë event morën pjesë pesë startup-e premtuese, të cilat u përzgjodhën për të prezantuar idetë e tyre përpara një paneli të gjerë investitorësh dhe aktorësh të ekosistemit:

-Workflow AI: Asistent për punëtorët në terren, që funksionon në kohë reale përmes teknologjisë “wearable” dhe inteligjencës artificiale. Workflow AI e transformon mënyrën se si punonjësit mësojnë dhe operojnë, duke ofruar udhëzime të menjëhershme, përkthim shumëgjuhësh dhe reagim të menjëhershëm për çdo detyrë: nga orientimi i punonjësve të rinj, deri te operacionet e përditshme. 

-Boccun: Një platformë digjitale që lidh prodhuesit e verës me adhuruesit e saj në mënyrë të drejtpërdrejtë. Me ndihmën e inteligjencës artificiale, Boccun sugjeron verëra që përputhen me shijet dhe preferencat e secilit përdorues. 

-MindForge: Një platformë moderne për trajnime dhe menaxhim të njohurive në vendin e punës, e ndërtuar për të automatizuar 100% proceset e “onboarding” dhe trajnimit. Me analiza të thelluara në kohë reale dhe një asistent të fuqizuar me AI, MindForge kursen orë të tëra të departamenteve të HR-së dhe përmirëson performancën e përgjithshme të ekipeve në rritje.

-Lasken: Një platformë unike për sektorin e shëndetësisë, që ofron një burim të vetëm dhe të personalizuar për informim, kërkim partnerësh dhe bashkëpunim. Me teknologji të avancuar AI, Lasken e bën të lehtë eksplorimin e mundësive të reja nga blerjet, tek zbulimi i furnitorëve strategjikë.

Ayita: Asistent digjital personal që përmirëson produktivitetin dhe ndihmon në marrjen e vendimeve të shpejta nëpërmjet planifikimit, menaxhim të detyrave kontekstuale dhe ndërveprimit të vazhdueshëm. Ayita është zgjidhja që ndihmon profesionistët të jenë gjithmonë një hap përpara.

Eventi u përshëndet gjithashtu edhe nga Ravik Mima, Drejtor Ekzekutiv i KFSEE. Pasi përgëzoi të gjithë themeluesit për prezantimet e tyre mbresëlënëse përballë investitorëve, vuri në dukje rëndësinë e veçantë që kanë ngjarje të tilla në zhvillimin e ekosistemit të inovacionit. Ai ftoi investitorët në fazën përfundimtare dhe më të rëndësishme të “Mind Sharing”, ku investitorët mblidhen me dyer të mbyllura, dhe ku ata shprehin interesin per te bashkë-investuar në startup-et e prezantuara, për të vazhduar më pas me Due Diligence i cili do të vijoj në javët e ardhshme.  Mbrëmja përfundoi me pjesën e rrjetëzimit ku sipërmarrësit mezi po prisnin të dëgjonin mendimet e sugjerimet e investitorëve, sidomos pas diskutimit që ata patën mes tyre. Ndërkaq, të ftuarit e vlerësuan eventin si unik në formatin e tij, jo vetëm për të sjellë së bashku aktorë kryesor të ekosistemit, por edhe për të ndikuar konkretisht që ëndrrat e këtyre themeluesve punëtorë e të dedikuar të bëhen realitet.

No alternative text description for this image

Keiretsu Forum SEE po bëhet një faktor kyç në skenën e biznesit të rajonit duke lidhur sipërmarrës të suksesshëm që duan të bëjnë ndryshimin si engjëj biznesi në Evropën Juglindore. Nuk bëhet fjalë vetëm për të qenë pjesë e një forumi; më shumë sesa për t’ju bashkuar një komunitet që po nxit ndryshimin. Thënë kjo, anëtarësimi i sipërmarrësve dhe investitorëve të njohur shqiptarë, mbetet një thirrje e hapur e në të njëjtën kohë duhet konsideruar një alternativë që u jep mundësinë atyre të bëhen bashkë me të ngjashmit e tyre, të investojnë në startupet me premtuese të rajonit, si dhe të formësojnë të ardhmen dhe të shtyjnë kufijtë e asaj që është e mundur në Kosovë, Shqipëri edhe në gjithë rajonin.

Ky projekt është financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimi Evropian, në kuadër të Thirrjes së 7-të për Propozime Rajonale të Projekteve, “Mbështetje për Promovimin e aktiviteteve rajonale të Shoqërisë Civile në Ballkanin Perëndimor”.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0