Një linjë e re ajrore shqiptare pritet të nisë fluturimet e para në fund të këtij viti - Business Magazine Albania

Një linjë e re ajrore shqiptare pritet të nisë fluturimet e para në fund të këtij viti


Një projekt madhor që ka nisur të projektohet falë mbështetjes së posaçme të Presidentit Erdogan, asistencës teknike të ekipit të “Turkish Airlines” me në krye Drejtorin Ekzekutiv Z. Ilker Ayci dhe qeverisë shqiptare, është ngritja e një linje të re ajrore shqiptare, e cila pritet të nisë fluturimet e para në fund të këtij viti.

Nëpërmjet kësaj linje do të synohet rritja e cilësisë së shërbimit si në aeroport ashtu edhe në avion, në mbështetje të të gjithë udhëtarëve për destinacionet ku mund të shkojnë. Kjo është një ndihmë e madhe për t’iu ofruar qytetarëve tanë fluturime cilësore, më të lira dhe me sa më shumë destinacione. Ky është një investim, një shërbim në funksion të pasagjerëve shqiptarë dhe jo vetëm, por padyshim në funksion edhe të imazhit të vendit.

Ky projekt paralelisht shoqërohet me një projekt tjetër madhor siç është ndërtimi i aeroportit të ri rajonal të Vlorës. Një aeroport që përbën jo vetëm një objektiv, por dhe një domosdoshmëri për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe për nxitjen e mëtejshme të turizmit në Shqipëri.

burimi: aida.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0