Një guidë për të ‘lexuar’ midis nuancave të çdo emoji zemër - Business Magazine Albania

Një guidë për të ‘lexuar’ midis nuancave të çdo emoji zemër

Në tastierat standarde të çdo celulari, ka të paktën 20 emoji zemrash me ngjyra të ndryshme dhe secila prej tyre ka një kuptim të veçantë. Kur flisni me dikë të veçantë mund të keni pyetur veten se ç’nënkupton zemra blu që dërgoi por nga ana tjetër edhe ju vetë mund të jeni duke përçuar sinjale të ngatërruara.

Më poshtë gjenden të gjitha zemrat me ngjyra dhe shpjegimi përkatës, por gjithnjë duhet të mbani  mend se rëndësi ka konteksti në të cilin përdoren. Sqarimi i tyre nuk është universal sepse disa persona mund të preferojnë një ngjyrë të caktuar për të shprehur një ndjesi edhe pse të tjerëve nuk iu pëlqen.

Zemra blu

Zemra blu zakonisht ka një energji ‘djemsh’. Jo për shkak të gjinisë, por sepse tregon një miqësi disi të  cekët. Nuk i dërgohet dikujt me të cilin mund të hapeni emocionalisht por personave që i takon një herë në muaj apo që do të pini kafe “një nga këto ditë”.

E këshillueshme për: Bisedat në grup kur nuk keni asgjë për të shtuar, prindërit, personat që ju kontaktojnë në rrjete sociale pa ndonjë nëntekst seksual.

Zemra e verdhë

Ka energji të butë, përdoret më shumë në marrëdhëniet familjare, shoqërore ose romancat që zhvendosen drejt miqësisë.

E këshillueshme për: Marrëdhëniet e reja kur doni të tregoni afeksion pa u trembur se është tepër ose për familjarët.

Zemra lejla

Për ata që e dinë, konsiderohet një emoji erotik falë këngës së Ty Dolla Sign, “Purple Emoji”. Megjithatë,  nëse e përdorni në grupin e bisedave me familjarët merr tjetër kuptim. Zemra lejla është disi kaotike, përdoreni me kujdes.

Lexo:Google po mendon një ndryshim radikal në motorin e kërkimit të tij dhe është një lajm shumë i keq për bizneset

E këshillueshme për: Situatat e “miqve me përfitime”.

Zemra e bardhë

E pastër, minimale, disi martesore dhe sterile. Një zemër e bardhë, e thjeshtë dhe shumë e dobishme për dasmat.

E këshillueshme për: Dasmat, shprehje të zakonshme afeksioni ose mbështetjeje, diçitura për fotot e thjeshta.

E pakëshillueshme për: Kur ngushëlloni dikë që i ka ngordhur kafsha shtëpiake sepse në këtë rast duhet përdorur zemra e kuqe.

Zemra e kuqe si tek letrat e lojërave

Ka të njëjtin mesazh si zemra klasike e kuqe, por tregon një përzgjedhje të shpejtë, përdorim jo frekuent të emoji-t zemër ose familjaritet.

E këshillueshme për: Të shprehur dashurinë kur nuk gjeni dot emojin origjinal të zemrës së kuqe.

E pakëshillueshme: Nuk duhet përdorur si zëvendësues i shpeshtë i origjinalit.

Zemra skicë

Tipike e Ariana Grande dhe pak e vështirë për t’u gjetur, është shumë e qëllimshme dhe ka disa kuptime.

E këshillueshme për: Diçitura të kuruara, nëse jeni nën 21 vjeç dhe për t’iu treguar miqve sa i doni.

E pakëshillueshme për: Marrëdhëniet e zakonshme ose ato në të cilat po përpiqeni të duken si të tilla.

Zemra anatomike

Një kombinim mes të lezetshmes dhe të frikshmes, sidomos nëse jeni dashuruar pas dikujt që pëlqen shkencën.

E këshillueshme për: Studentët  e mjekësisë apo miqtë dhe të dashuruarit me sens humori.

E pakëshillueshme për: Një marrëdhënie të re ose si zëvendësues i zemrës klasike sepse familjarët tuaj thjesht s’do e kuptojnë.

Zemra e kuqe

Njësoj si trëndafilat e kuq, edhe kjo zemër është më romantikja dhe më e thjeshta. Të habit vetëm herën e parë që të vjen një mesazh i tillë. Nëse partneri juaj i ri po jua dërgon, tregon disi progres ndërsa nëse keni disa vite  bashkë, duhet të rrisë ritmin. Është një emoji që nuk i ikën koha, dashuri platonike, mbështetës dhe i pranueshëm kur dëshironi të ngushëlloni dikë.

E pakëshillueshme: Ta dërgoni pas takimit të  parë.

Zemra e zjarrtë

Përfaqëson një dashuri të flaktë, por përdoret më pak në shprehjen e ndjenjave dashurore ose seksuale. Më së shumti, është ideale për të komplimentuar një mik/e në foton joshëse të sapo postuar në rrjetet sociale.

E pakëshillueshme për: Kur doni të mos jepni shumë sinjale ose nëse ia drejtoni dikujt me të cilin planifikoni të kryeni (ose jeni në atë fazë) marrëdhënie seksuale.

Zemra portokalli

Kjo është “zemra e kuqe” e një frikacaku. Zakonisht dërgohet nga ata që e lëvizin gishtin mbi zemrën e kuqe por vendosin të përdorin një version pa shumë  përkushtim.

E këshillueshme për: Situatat e tmerrshme kur nuk e dini se në ç’fazë jeni.

Zemra e gjelbër

E përdorshme për çdo rast, çdokush që e ka të preferuar këtë emoji ka pas kaos në venat e tij.

E pakëshillueshme për: Nuk ka asgjë që nuk shkon me këtë emoji.

Zemra kafe

Zakonisht përdoret nga komunitetet e njerëzve me ngjyrë, indigjenë etj për të shprehur identitetin dhe kulturën por edhe pëlqimin për gjërat e lidhura me këtë ngjyrë. Kjo zemër është për admiruesit e kafesë dhe të çokollatës.

E pakëshillueshme për:Të përdoret nga një person i bardhë për të shprehur solidaritetin me komunitetet me ngjyrë. Zgjidhni zemrën e kuqe.

Zemra e zezë

Përdoret më së shumti me ironi, por tregon dashurinë e thellë dhe ‘të sikletshme’. Gjithashtu tregon edhe pak energji ‘shtrigash’ dhe ndryshon situatën për mirë.

E këshillueshme për: Shpirtin ose flakën binjake.

E pakëshillueshme për: Një marrëdhënie pa shumë rëndësi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0