Një CEO u bë viral me listën e gjërave që është lodhur së dëgjuari nga punonjësit (ndoshta ka të drejtë) - Business Magazine Albania

Një CEO u bë viral me listën e gjërave që është lodhur së dëgjuari nga punonjësit (ndoshta ka të drejtë)

Një CEO u bë viral me listën e gjërave që është lodhur së dëgjuari nga punonjësit (ndoshta ka të drejtë)

Një CEO ka shkaktuar debat të madh në rrjetin social X me një postim që lidhet me kulturën e punës që ai promovon në kompaninë e tij. Rob Dance, themelues i kompanisë Rock, një nga konsulencat më të mëdha të IT-së në Mbretërinë e Bashkuar, ndau një foto të një tabele të bardhë ku kishte shkruar një listë me gjëra që, sipas tij, është “lodhur së dëgjuari” nga punonjësit.

Në listë përfshiheshin fraza si:
“A mund të largohem më herët sot?”,
“Fëmija im është sëmurë, a mund të iki menjëherë?”,
“Do të vij me vonesë në mëngjes”.

Reagimet nuk vonuan. Disa përdorues në rrjet e interpretuan postimin si një qëndrim të ashpër, duke menduar se Dance priste që punonjësit të ishin gjithmonë në zyrë dhe të justifikonin çdo lëvizje. Por kjo ndodhi kryesisht sepse shumë prej tyre nuk lexuan shpjegimin e plotë që ai kishte bërë më pas.

Në të vërtetë, mesazhi i Dance ishte krejt i kundërt. Ai theksoi rëndësinë e besimit të ndërsjellë mes drejtuesit dhe stafit.

Lexo edhe:“Bukë e gjath” në Tiranë, street food-i shqiptar që po fiton zemrat e qytetit

“Nuk më intereson,” shkroi ai. “Ju kam punësuar për të bërë një punë dhe ju besoj plotësisht që do ta kryeni. Nuk kam nevojë të më jepni llogari për çdo orë të ditës.”

Sipas tij, punonjësit nuk duhet të ndihen të detyruar të kërkojnë leje për situata personale apo të justifikojnë çdo minutë mungese, për aq kohë sa puna realizohet me përgjegjësi.

Dance u bëri thirrje edhe drejtuesve të tjerë që t’u japin stafit më shumë autonomi, duke shtuar se njerëzit janë “të lodhur së trajtuari si fëmijë” në vendin e punës.

Postimi u përhap me shpejtësi dhe hapi një debat të gjerë mbi mënyrën se si duhet të ndërtohet kultura moderne e punës, veçanërisht në një kohë kur fleksibiliteti dhe besimi po shihen gjithnjë e më shumë si elementë kyç të suksesit.

BI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0