"Nis biznesin tënd në 54 orë" në Startup Weekend Tirana! - Business Magazine Albania

“Nis biznesin tënd në 54 orë” në Startup Weekend Tirana!


Startup Weekend është një event që do të zhvillohet në datat 6-8 Maj, ora 18:00 në ambjentet e Harry Fultz, gjatë të cilit grupet e zhvilluesve, menaxherët e biznesit, entuziastët e startupeve, gurutë e marketingut, artistët grafikë dhe ide të tjera inovative për startupe të reja formojnë ekipe rreth këtyre ideve dhe punojnë për të zhvilluar një prototip pune, demo ose prezantimi të Dielën në mbrëmje.

Startup Weekend si kohëzgjatje shtrihet gjatë një fundjave (përreth 54 orë), dhe përbëhet përgjithësisht nga 60-120 pjesëmarrës. Përveç pjesëmarrësve (qё njihen ndryshe edhe si “Luftëtarët e Fundjavës”), eventi tërheq spikera, trajnerë, pjesëtarë të panelit që përgjithësisht janë pjesëtarë të spikatur të komunitetit të startupeve ose të njohur në fushën e teknologjisë), dhe sponsorë të ndryshëm dhe përfaqësues të kompanive.

Një pjesë e mirë e grupeve punojnë së bashku përtej fundjavës për ndërtimin e një startupi që funksionon në mënyrë të plotë, ndërsa një pjesë tjetër marrin me vete eksperiencën e fillimit dhe rrjetëzimin me individë që ndajnë të njëjtat aspirata.

Programi i eventit përfshin:

DITA 1: Takim, Prezantim & Formim Ekipi

• Darkë & Rrjetëzim

Njohje me miqtë e rinj dhe me njerëzit e rinj me të cilët do tё punojnё skuadrat.

• Zgjidhja e projektit

Zgjidhja e një projekti me të cilin do të punohet gjatë fundjavës

• 60 sekonda për prezantim

“Keni një ide? Ju keni një minutë kohë për t’u prezantuar para një grupi.”

• Ndërtimi i një ekipi

Nuk ka rëndësi nëse është ideja jote apo e dikujt tjetër, ju do të krijoni një skuadër ndërfunksionale me të cilën do të punoni në fundjavë.

DITA 2: Punoni & Mësoni

• Mësoni nga më të mirët

Mentorët lokalë do të jenë në event për t’ju mentoruar përgjatë problemeve të vështira

• Nisja e punёs

Ju jeni përgjejgjës për gjetjen e konsumatorëve deri te ndërtimi i produktit.
DITA 3: Prezantimi & Zgjedhja

• Prezantimi para panelit të jurisë

Kulminimi i javës ku skuadrat do të kenë 5 minuta kohë për të prezantur produktin ose shërbimin para audiencës dhe ekspertëve të jurisë.

• Festime

Pjesëtarët e skuadrave janë prezentë gjatë prezantimit të punës së skuadrave tё tjera ku kёta tё fundit kanë shansin të përfshihen në bisedime me jurinë dhe të konsultohen me mentorët.

Përpos avantazheve të tjera dhe eksperiencës së marrë në event, fituesit e tre çmimeve të para do të përfitojnë në formë monetare shpёrblimet sipas kategorive:

1. Premier- 5000 $
2. Platinum- 2500 $
3. Gold- 1000 $
4. Silver- 500 $

Për më tepër informacion vizitoni: http://www.up.co/communities/albania/tirana/startup-weekend/8563 ose kontaktoni në adresën e emailit teoprifti@gmail.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0