Nga kërpudhat mund të krijohen "Mikroçipa të Biodegradueshëm" - Business Magazine Albania

Nga kërpudhat mund të krijohen “Mikroçipa të Biodegradueshëm”

Çdo vit bota prodhon rreth 50 milion ton mbeturina elektronike duke përfshirë çipa të telefonave celularë dhe kompjuterikë dhe mikroçipa që përbëhen kryesisht nga një bazë ftohëse dhe izoluese  e quajtur substrat e bërë nga polimere plastike të pa riciklueshme. Tani një ekip studiuesish austriakë ka zbuluar se lëkura e një kërpudhe mund të jetë një zëvendësim i biodegradueshëm dhe rezistent i plastikës të cilat do të jenë më miqësore me mjedisin dhe të riciklueshme. Rezultatet e studimit u publikuan në Science Advances.

Kërpudha në fjalë është lloji Ganoderma lucidum , një kërpudhë parazitare që rritet në dru lisi ose gështenjë. E veçanta e saj është se zhvillon një lëkurë që mbron aparatin e saj vegjetativ, miceli  nga bakteret dhe kërpudhat e tjera. Kjo lëkurë e cila nuk rritet në kërpudhat e tjera kur nxirret dhe thahet është fleksibël, izoluese dhe rezistente (i toleron mirë temperaturat mbi 250 °C) dhe ka një trashësi të ngjashme me atë të një fletë letre.
Lexo: Deri në fund të dekadës njerëzit do të jetojnë edhe në Hënë

Të gjitha këto janë veti ideale për nënshtresën e një qarku elektronik. “Nëse mbahen larg burimeve të lagështisë dhe dritës UV, lëkura ndoshta mund të zgjasë qindra vjet ” shpjegon Martin Kaltenbrunner një nga autorët. “Në të njëjtën kohë, ajo mund të dekompozohet në tokë në vetëm dy javë gjë që lehtëson riciklimin e saj.” Testet treguan se kapaciteti përçues i lëkurës së kërpudhës G. lucidum është pothuajse i barabartë me atë të polimereve plastikë që përdoren normalisht substrati i kërpudhave gjithashtu ruajti vetitë e tij edhe pasi e palosi më shumë se dy mijë herë.

Substrati bio mund të gjejë disa aplikime nga pajisjet e veshura të përdorura në teknologjinë mjekësore për të monitoruar shëndetin e pacientëve deri te bateritë e thjeshta që fuqizojnë pajisje me fuqi të ulët si sensorët Bluetooth ose etiketat RFID . “Prototipet janë të pabesueshme dhe rezultatet janë revolucionare” komenton Andrew Adamatzky, një ekspert që nuk ishte i përfshirë në hulumtim. Tani mbetet vetëm të vazhdojmë testet dhe të shohim se deri në çfarë mase ky zbulim mund të inovojë mënyrën e prodhimit të pajisjeve elektronike.focus

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0