Nëse nuk bëni këto gjëra gjatë një konference, më mirë mos shkoni fare

Nëse nuk bëni këto gjëra gjatë një konference, më mirë mos shkoni fare


“Unë nuk kam kohë të ndjek konferenca.” “Kam shkuar herën e fundit në një konferencë dhe e vetmja gjë që mora ishte një dhimbje koke dhe një pirg me kartëvizita.” Nëse shpreheni kështu kur ju pyesin rreth eventeve apo koferencave të ndryshme, ndoshta duhet të krijoni një startegji më të vlefshme.

Në dukje të lodhshme, pjesëmarrja në këtë lloj organizimesh ju ndihmon të zgjeroni njohuritë tuaja, rrjetin e njohjeve dhe biznesin tuaj.

Njohuritë e reja, përmirësimi i atyre të vjetra, njohja me njerëz të rinj janë këto disa arsye esenciale për tu larguar nga zyra, ndoshta dhe vendi apo zona juaj e komfortit. Ja çfarë duhet të bëni që konferenca ku do të merrni pjesë, të mos ju duket një humbje kohe.

Zgjidhni me kujdes.

Njihuni me folësit dhe axhendën. Komunikoni me njerëzit që njihni për të zbuluar nëse do të jetë dikush prej tyre i pranishëm.

Vendosni një objektiv të qartë para se të merrni pjesë.

Kërkoni njohuri rreth teknologjisë apo mundësi punësimi? Qartësohuni për atë që doni të përfitoni nga një event.

Nëse eventi ka një aplikacion, shkarkojeni atë.

Ndiqni folësit dhe pjesëmarrësit e tjerë në rrjetet sociale. Planifikoni cilën pjesë të eventit doni të ndiqni dhe cilët sponsor doni të takoni.

Mbani shënime dhe ndajini ato me të tjerët.

Postoni online “fjalët me vlerë” nga folësit e eventit për t’ju treguar ndjekësve dhe klientëve tuaj që ju ecni me trendin e kohës.

Nëse eventi ka një after party shkoni atje dhe qëndroni larg telefonit tuaj.

Edhe pse e folura me njerëz të panjohur shpesh është e sikletshme, ju mund ta nisni bisedën me disa pyetje të thjeshta për të thyer akullin: “Si ju duk eventi?” apo “Çfarë mendoni për folësin e fundit?”. Nëse shihni dikë që duket i humbur, prezantohuni për ta njohur.

Komunikimi është i rëndësishëm.

Në të gjitha eventet që merrni pjesë mos harroni të prezantoheni të paktën me personin që është ulur pranë jush.

Krijoni kontakte

Shumë njerëz i pëlqejnë dhe i përdorin kartëvizitat. Ju mund të përdorni aplikacionin CamCard për t’i ruajtur kartëviztat direkt në telefonin tuaj.

Sigurohuni që të krijoni sa më shumë kontakte të mundeni.

Konferencat janë të vlefshme, kur gjeni atë të duhurën, ju merrni më shumë njohuri dhe lidheni më shumë me botën dhe njerëzit.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0