Nëse keni një ide biznesi në fushën e teknologjisë, atëherë aplikoni për t'u bërë pjesë e programit të inkubatorit në ICK - Business Magazine Albania

Nëse keni një ide biznesi në fushën e teknologjisë, atëherë aplikoni për t’u bërë pjesë e programit të inkubatorit në ICK


Innovation Centre Kosovo (ICK) ka lançuar thirrjen e 17-të për ide biznesi në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit. Afati për aplikim mbyllet më 28 Shkurt 2018.

Sipërmarrësit e rinj dhe inovatorët me ide biznesi konkurruese kanë mundësi për t’u bërë pjesë e programit të inkubatorit në ICK. Me përkrahjen e Innovation Centre Kosovo ju do të mund të transformoni një ide të shkëlqyer në biznes të suksesshëm. Thirrja për aplikim është e hapur edhe për kompanitë e regjistruara, por jo më të vjetra se 2 vjet.

Bizneset startup që do të fitojnë të drejtën për t’u bërë pjesë e inkubatorit do të përfitojnë edhe shumë shërbime të tjera si:

  • Qasje në Grante 
  • Konsulencë dhe mentorim të vazhdueshëm – 15 apo më shumë mentorë janë në dispozicion për t’ju dhënë mbështetje dhe t’ju ndihmojnë të zgjeroni rrjetin tuaj.
  • Qasje në rrjete investitorësh ndërkombëtarë – Ne ju lidhim me investitorët e duhur nëpërmjet eventeve të ndryshme si: Banks, PODIM, StartupYard, Hello Tomorrow, Rockstar Accelerator, ABC Accelerator, Google for Entrepreneurs, Krypto Lab, etj.
  • Pjesëmarrje në konferenca kombëtare & ndërkombëtare, panaire dhe B2B – me zbritje apo edhe pa pagesë. (Si për shembull: Websummit; KOSICT; Berlin Startup Scene; Startup Istanbul; Tirana Innovation Week; CEBIT, etj)
  • Shërbime pritjeje – Zyrë moderne në zemër të Prishtinës bashkë me startup-e të tjera. Infrastrukturë miqësore me mjedisin dhe shërbimet të tjera në dispozicion – 24/7
  • Trajnim për bizneset startup – zhvillim dhe planifikim të planit të biznesit
  • Shërbime nga Amazon Web Service
  • Shërbime nga Microsoft BizSpark Network Partner
  • Shërbime nga Sendgrid
  • Qasje në hapësirat e përbashkëta në ICK

Qëllimi i ICK-së është që të përzgjedhë idetë e biznesit, të cilat janë inovative dhe konkurruese me tendenca të rritjes dhe shndërrimit në biznese të suksesshme.

Për më shumë informacion si dhe për të aplikuar online, klikoni KËTU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0