Ne mendojmë se jemi më të mirë nga ç’jemi - Business Magazine Albania

Ne mendojmë se jemi më të mirë nga ç’jemi


Shkrim nga Erald Pashaj, Themelues & CEO në EPPC Albania

Gjatë muajit që shkoi kam takuar disa drejtues biznesesh që më thonë: “Ne jemi më të mirët në Shqipëri”. Në Kosovë më thonë: “Të tjerët janë krejt pa lidhje me shërbimin tonë” dhe në të dy anët e kufirit kam dëgjuar: “Ne kemi mullirin më të madh në Ballkan”, “Kemi ekspozitën më të bukur në rajon”, “Si i trajtojmë ne punonjësit nuk gjen tjetër, veç në Zvicër po gjetën”, “Ne e kemi bërë këtë për herë të parë në Europë”. (Kjo “për herë të parë” është shprehja më për të qeshur dhe që e thonë për çdo gjë) “Shërbimin si tek ne, ta shohin në ëndërr klientët”, etj. Çudi e madhe kur i dëgjon!  

Lexoni: Të gjithë kritikojnë të gjithë. Po unë si jam?

Në fakt gjithmonë kam menduar që një shqiptar mesatar mendon se është më i mirë se gjithë të tjerët. (Kohë më parë edhe unë e kam menduar për veten time). Po të pyesësh kandidatët gjatë një interviste të thjeshtë pune, sesi do e klasifikojnë veten në përdorimin e ekselit, mund të them që 70% thonë: – shkëlqyeshëm. Po t’i pyesësh për njohjen e gjuhës angleze, 50% thonë: – shkëlqyeshëm dhe 45% thonë: – mirë, por nuk e kam praktikuar dhe vetëm 5% thonë: – jo, nuk di anglisht. Madje kur kam qenë në shkollë të mesme, mësuesit e gjimnazit e konsideronin veten më të mirë se mësuesit e tetëvjeçares. Gjithmonë e kam pyetur veten se kushedi sa më të mirë e shohin veten pedagogët në universitete krahasuar me mësuesit në gjimnaze. Them se pedagogët mendojnë se janë 100% më të mirë se të gjimnazeve, e po kështu mësuesit e gjimnazeve mendojnë të njëjtën gjë ndaj atyre në tetëvjeçare. Unë mendoj që më shumë ky është nje iluzion epërsie ndaj të tjerëve, sesa vërtet janë “më të mirë” se të tjerët. Por edhe në qoftë se janë më të mirë, e para ndryshimi ndërmjet tyre nuk është aq sa ata mendojnë dhe e dyta ky ndryshim mund të jetë shkaktuar vetëm nga mjedisi ku një pjesë e njerëzve thjeshtë ka patur fat dhe është gjenduar në një mjedis më zhvillues. Kjo mënyrë e të menduarit reflektohet edhe në mënyrën sesi bëjmë biznes, si shërbejmë ndaj klientëve dhe si drejtojmë në punë.

Po ku qëndron problemi nëse mendojmë kështu? Problemi qendron se kjo mendësi të lë në vend numëro, madje të çon mbrapa, e më mbrapa nga viti në vit sepse koha ecën, ndërkohë që ti fle me mendjen se je “më i miri”. Ia thua vetes nja 10 herë këtë dhe fillon edhe e beson, nuk bën asgjë të re, por vetëm përmend të tjerët që nuk bëjnë. Në këtë mënyrë nuk ecën, e nuk je aspak më i miri, dhe në rastin më të mirë je thjesht një mesatar, e në rastin më të keq je shumë pranë problemeve të mëdha që nuk e shikon.

Lexoni: Sa të kënaqur janë të punësuarit shqiptarë?

Më mirë të mendojmë ndryshe, të mendojmë që punojmë jo mirë, pa cilësi, pa plan, pa rregulla, kemi defekte, shërbejmë dobët, nuk dimë të shesim siç duhet produktet, sillemi si mos më keq, drejtojmë si feudale, etj. Kjo nuk do të na bënte keq, përkundrazi do të na ndihmonte që të përmirësohemi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0