Sa të kënaqur janë të punësuarit shqiptarë? - Business Magazine Albania

Sa të kënaqur janë të punësuarit shqiptarë?


 “Një njeri i pakënaqur nuk mund të kënaqë askënd.” tha në fjalën e hyrjes në konferencën e organizuar ditën e sotme në Hotel Sheraton Tirana, Erald Pashaj, themelues dhe CEO i EPPC Albania. Kjo konferencë e organizuar nga EPPC Albania & Kosovo Ltd. u organizua për të diskutuar me pjesëmarrësit mbi cilësinë e jetës së tyre në punë si edhe kënaqësinë, si feedback i saj.

Pjesë e panelit ishin edhe Dalina Gjiçali; konsulente dhe trajnuese, si edhe Hivzi Jetullahu; partner i kompanisë, për Kosovën. Sipas sondazhit, paga, mbetet një nga motivet kryesore për të kërkuar një punë të re… Vlen të theksohet edhe fakti se gratë vijojnë të paguhen më pak se burrat. Ky është një problem i trajtuar gjerësisht edhe jashtë Shqipërisë, por vendet e Ballkanit mbeten edhe më problematike.

“Çdo njeri lind me ndjenjën se është i vlefshëm. Mënyra se si e bëjmë të ndihet përcakton ecurinë e tij si individ.” Në pjesën më të madhe të rasteve, punonjësit në një kompani shprehen të pakënaqur si pasojë e mosrespektimit të kontratave të punës, oraret overtime dhe të papaguara si edhe mungesën e pushimeve në fundjavë dhe në ditët e festave zyrtare. Sipas z.Pashaj, është e rëndësishme që të punojmë me njerëzit, në mënyrë që ata të ndihen produktivë në punën e tyre. /S.B

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0