Ndryshon gjendjen nga e ngurta në të lëngët, shkenca bën mrekullinë në robotikë - Business Magazine Albania

Ndryshon gjendjen nga e ngurta në të lëngët, shkenca bën mrekullinë në robotikë

~3 minuta lexim

Shkencëtarët kanë bërë një revolucion në robotikë, një robot që mund të ndryshojë gjendjen e tij nga e ngurtë në të lëngët pa humbur forcën. Këta robotë të frymëzuar nga kastravecët e detit mund të tejkalojnë kufizimet e homologëve që kanë vetëm një lloj gjendjeje dhe kanë potencial më të lartë për t’u përdorur në  elektronikë dhe mjekësi.

Kastraveci i detit mund të ndryshojë ngurtësinë e indeve të tij për të rritur kapacitetin e ngarkesës dhe të kufizojë dëmtimet fizike. Për të dizenjuar një robot që mund të bënte të njëjtën gjë, shkencëtarët kishin nevojë për një material  jo toksik që mund të ndryshonte gjendjen e tij në temperaturë ambienti.

Për këtë ata zgjodhën Galiumin, një metal i butë që e ka pikën e shkrirjes në 29.76 gradë Celsius, vetëm disa gradë më pak se temperatura e trupit të njeriut. Galiumi mund të shkrijë vetëm duke e mbajtur në dorë. Kësaj matrice iu bashkangjitën edhe copëza magnetike.
lexo: Shitjet e telefonave inteligjentë pësojnë rënien më drastike nga 2013

Pasi e testuan për të parë ndryshimin e gjendjes nga e ngurtë në të lëngët, shkencëtarët i vendosën robotët në prova të tjera. Ata mund të kalonin hendeqe të vogla, të ngjiteshin e madje edhe të ndaheshin për të ndërvepruar në lëvizjen e sendeve përpara se të bashkoheshin sërish dhe të ngurtësoheshin.

Madje, ata testuan një robot në trajtën e një njeriu LEGO që shkriu për të dalë nga një qeli e vogël e improvizuar. Më tej, shkencëtarët ndërtuan modelin e stomakut njerëzor dhe e vendosën robotin për të hequr një send prej andej, një lloj shembulli për të parë si mund të funksionojë në rastet e gëlltitjes së baterive. Operacioni vijues ishte dërgimi i një objekti me anë të robotit që mund të jetë për rastet e shpërndarjes së  barnave brenda organizmit.

Gjithsesi, për të gjetur vend në realitet, robotët do duhet të përmirësohen. Duke qenë se temperatura e trupit të njeriut është më e lartë se sa pika e shkrirjes së Galiumit, nevojitet që roboti të ruajë të gjitha aftësitë e tij dhe njëkohësisht të gjendet një kombinim që mund të rrisë pikën e tij të shkrirjes. Megjithatë, kërkuesit janë të mendimit  se kjo çështje duhet vëzhguar në detaje. robot

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Ndryshimi është ligji i jetës.”
— John F. Kennedy
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0