Sipas DPT-së, formulari i ri reflekton ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, konkretisht uljen e nivelit të kësaj takse për njësitë akomoduese në fushën e turizmit.
“Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të akomodimit në strukturat akomoduese, sipas kategorive të përcaktuara në legjislacionin e fushës së turizmit, është 6%.
“Kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin e kësaj pike përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”, thuhet në njoftimin e DPT-së.
Ky ndryshim ligjor, hyn nё fuqi nga data 5 Qershor. Formulari i Deklarimit e Pagesës së TVSH-së (FDP), i ndryshuar do të përfshijë periudhën tatimore Qershor 2017, e cila duhet të deklarohet deri në datën 14.07.2017.
Burimi: ata.gov.al