"NASA Space Apps Challenge" vjen në Protik Innovation Center - Business Magazine Albania

“NASA Space Apps Challenge” vjen në Protik Innovation Center


“International Space App Challenge” mbërrin sërish në Shqipëri! Protik Innovation Center organizon për herë të dytë në vendin tonë, maratonën më të madhe teknologjike të krijuar nga NASA.

“International Space App Challenge” është një maratonë teknologjike e iniciuar nga NASA. Ky event u debutoi në 2011 me mbështetjen e plotë të qeverisë amerikane, por u zhvillua për herë të parë në 2012. Në fillim në 2012 shtrihej në 17 shtete (në 25 qytete) dhe kishte rreth 2000 aplikantë ndërsa këtë vit ky konkurs zhvillohet në rreth 50 shtete (në 200 qytete) me më shumë se 8000 aplikantë duke u shndërruar kështu në maratonën më të madhe teknologjike në botë. I gjithë ky event ndodh paralelisht në të gjitha vendet në datat 22-24 Prill 2016.

Kjo maratonë ka si synim përdorimin e të dhënave publike të NASA dhe gjetjen e zgjidhjeve inovative për probleme në fusha të ndryshmë që kanë ndikim global. Ky konkurs fokusohet në formimin e grupeve nga fusha e teknologjisë, kërkuesё shkencorë, projektuesё, artistë, mësuesё, sipërmarrës, zhvilluesё software dhe studentë nga e gjithë bota për të zhvilluar projektet e tyre në bazë të sfidave të prezantuara.

Në ndihmë të grupeve të formuara vijnë dhe mentorët për të orientuar më shumë konkurentët rreth projekteve që duan të krijonë. Pra në një fundjave rreth 100 të rinj mblidhen, formojne skuadra dhe punojnë për t’i dhënë zgjidhje disa problemeve të prezantuara nga NASA sipas gjashtë kategorive: Aeronautika, Stacioni Hapësinor, Sistemi Diellor, Teknologji, Tokë, Udhëtim në Mars.

Në nivel global projektet do të gjykohen sipas këtyre kritereve: Përdorimin më të mirë të të dhënave, Përdorimit më të mirë të harduerit, Konceptit më të mirë të misionit, Impakti Galaktik dhe Më Inspiruesja.

/Business Mag Albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0