Elon Musk, që tashmë zyrtarisht ka në pronësi Twitterin, thuhet se po planifikon të vendosë tarifë mujore për përdoruesit që duan të kenë llogari të verifikuar.Përdoruesit do të tarifohen me 20 dollarë në muaj, ndërsa ato që aktualisht posedojnë verifikim, kanë afat 90 ditë për t’u abonuar, në të kundërtën do të humbasin statusin.

Verifikimi i llogarisë së Twitterit ka për qëllim t’u bëjë me dije përdoruesve se një llogari me interes publik është autentike. Për ta marrë ikonën e kaltër, llogaria duhet të jetë publike, aktive dhe autentike. Deri më tani nuk ka pasur tarifë për verifikim.bbc
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto