More than IT, Denis Zoi, drejtues i kompanisë Techi  - Business Magazine Albania

More than IT, Denis Zoi, drejtues i kompanisë Techi 

Techi 

Denis Zoi, nuk i ka mbushur 30 vjeç dhe është një sipërmarrës i suksesshëm. Ai ka një sipërmarrje, e cila brenda tri vitesh është rritur me ritme të shpejta dhe po vazhdon të rritet pasi Denisi ka synime dhe ide të qarta se ku dëshiron të shkojë. 

Formimi i tij në fizikë dhe matematikë është baza e një logjike të fortë që e karakterizon. Duke u bashkuar me pasionin e tij për teknologjinë, kjo sjell rezultate të padiskutueshme.

“Matematika më ka tërhequr që në klasë të parë, e më pas fizika. Prirja ime në këto lëndë më ka shtyrë në zgjedhjen e studimeve të larta për Inxhinieri Fizike. Duke qenë një degë shkencore, më krijoi mundësi të studioja edhe për teknologjinë e informacionit, nga ku nisi dhe pasioni im për teknologjinë”, – thotë Denisi. 

Pas përfundimit të studimeve në Universitetin Politeknik në Tiranë, ai nis punën në një kompani si ofrues shërbimi interneti në Durrës. Në pak kohë arrin të bëhet drejtor teknik i kompanisë. Në kërkim të më shumë sfidave nisi punë në kapitenerinë detare, ku punoi për një vit. Aty lind dhe fuqizohet ideja e ndërtimit të një biznesi me bazë shërbimet IT.

Në bashkëpunim me ortakun e tij Mario Lika, i cili sot është CTO i kompanisë, në tetor 2017 krijon kompaninë Techi sh.p.k. E nisi si shumë të rinj, me sfida dhe dyshime nëse do ia dalë mbanë, por sot ka arritur të ketë një skuadër profesionistësh dhe një portofol klientësh të kënaqshëm. 

Artikulli u publikua më parë në faqen 53  të numrit 25 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Siguroni këtu nr. 25 të saj.

A mund të themi sa janë klientet tuaj?

Janë rreth 70 klientë që menaxhojmë dhe suportojmë me shërbime IT çdo ditë. Ato u përkasin sektorëve të ndryshëm HoReKa, retail, industri si dhe sektorit të shërbimeve. Nisëm me hapa të vegjël me hoteleri dhe biznese të ndryshme në Durrës, duke u zgjeruar gradualisht dhe në qytete të tjera të Shqipërisë si Tiranë, Fier, Gjirokastër, Sarandë, etj. Sot jemi në gjendje të operojmë me shërbimet IT Techi në të gjithë territorin e Shqipërisë, e pse jo më gjerë.

Në çfarë konsiston shërbimi juaj?

“Techi funksionon si një departament IT i jashtëm, pra ne ofrojmë shërbime IT për të gjitha kategoritë e biznesit. Le ta pranojmë, teknologjia luan një rol të madh në mbarëvajtjen e biznesit në kohët e sotme. Qëllimi i shërbimeve të menaxhuara nga Techi është të zvogëlojë kohën joproduktive të shkaktuar nga problemet e IT.

Për këtë arsye ne ndjekim pesë hapa rigorozë: konsulenca, projektimi, zbatimi, dokumentimi dhe më e rëndësishmja suporti, i cili ofrohet 24/7 nëpërmjet online chat dhe email. Diçka që duhet theksuar është se suporti ofrohet vetëm në rastet e parashikuara në kontratë, jo on demand. Kjo bëhet pasi, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e infrastrukturës IT të biznesit në vazhdimësi, synojmë të shmangim problematikat para se ato të bëhen një pengesë për mbarëvajtjen e punës.

Techi fokusohet në atë çfarë biznesi me të cilin po bashkëpunojmë ka nevojë dhe duke pasur këto në mendje ne jemi në gjendje t’u ofrojmë klientëve tanë zgjidhje të personalizuara dhe efektive për biznesin e tyre. 

Shumë e rëndësishme është edhe siguria e informacionit dhe ruajtja e tij, si në rrjet, ashtu dhe brenda stafit. Për këtë, ka disa politika rregulluese dhe sigurisht hartimi i një plani për zgjidhjen e sigurisë IT, të përshtatur me qëllimet dhe objektivat e biznesit.

Lexo: Pse sipërmarrja është motori i zhvillimit ekonomik?

Viti 2020 ishte i vështirë, si reaguat ju?

Sigurisht ishte një vit i vështirë për të gjithë ne. Sapo kishim hyrë në vitin e 3-të të hapjes. Por, bashkë me stafin vendosëm që t’u vinim në ndihmë bizneseve bashkëpunëtore më të cënuara nga kjo situatë. Ndihma do të vazhdonte deri në momentin që do të bëhej zyrtare hapja dhe lehtësimi i masave nga qeveria, pra ata nuk do të tarifoheshin nga ana jonë.

Shumë klientë u mbështetën me nismën e punës nga shtëpia nëpërmjet infrastrukturës IT. Këto qenë disa faktorë që të rritej besimi te Techi si një departament IT i jashtëm efektiv. Sigurisht ishte periudhë që njerëzit u përfshinë emocionalisht dhe nuk dinin çfarë drejtimi t’i jepnin biznesit të tyre. Për ne, kjo situatë solli mjaft klientë të rinj, të cilët zgjodhën mënyrën e të bërit biznes online, duke përdorur platforma të ndryshme, videokonferenca. etj.

Cili është avantazhi i sistemeve dhe sa i rëndësishëm është suporti?

Një kompani e drejtuar me sistemet e duhura ka probabilitet më të lartë për të patur qëndrueshmëri në treg, pasi u jep mundësi punonjësve të punojnë më të organizuar si dhe informacioni është i centralizuar dhe lehtësisht i aksesueshëm nga drejtuesit. 

Gjithashtu, duke qenë se jetojmë në kohën digjitale, ku çdo gjë funksionon me sisteme, kompjuter, printera etj. suporti IT është shumë i rëndësishëm për biznesin. Një problem i pazgjidhur krijon ngërçe në mbarëvajtjen e punës, prandaj me suportin online 24/7 klientët tanë marrin zgjidhjen brenda një kohe të shkurtër duke vijuar me punën e tyrë të pa shqetësuar.

Techi është afër nxjerrjes së shërbimit online shop, për t’i ardhur gjithkujt në ndihmë për problemet e përditshme IT, duke filluar nga blerja dhe instalimi i një programi, konfigurime të ndryshme kompjuterike etj. Synimi i Techit është ta zgjerojë aktivitetin e saj, pse jo dhe jashtë Shqipërisë.

Diçka shumë e rëndësishme është se kushdo mund të bëhet pjesë e Techi nëpërmjet nismës tonë Afiliate. Kjo nismë lejon cilindo të bëhet një bashkëpunëtor për të promovuar shërbimet e Techi, me kohë te plotë ose të pjesëshme duke mos e penguar nga puna e përditshme dhe lejuar të fitojë më shumë nga komisionet që ne ofrojmë. Për më shumë informacion vizitoni faqen tonë www.techi.al.

Artikulli u publikua më parë në faqen 53  të numrit 25 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Siguroni këtu nr. 25 të saj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0