Monedha dixhitale Bitcoin arrin vlerën rekord 1400 $ - Business Magazine Albania

Monedha dixhitale Bitcoin arrin vlerën rekord 1400 $


Rritja ishte afro 3% në 1.437 $, vlera më e lartë e shënuar që nga themelimi në 2008-ën. Që nga Maji i vitit të kaluar monedha është rritur me 200%.

Bitcoin arriti vlerën e 1.400 dollarëve mëngjesin e së Martës duke trefishuar vlerën e tij brenda një viti, një rritje e cila ju atribua kërkesës në rritje nga Japonia për monedhën dixhitale.

Sipas Cryptomcompare, një website të dhënash i cili analizon tregtinë e Bitcoin-ëve, tha se 50% e këmbimeve në 24 orët e fundit ishin në mes bitcoin dhe jenit japonez.

Aktualisht vlera totale e bitcoin-ëve në treg përllogaritet 25 miliardë $.

Analistët parashikojnë rritje të mëtejshme nga rritja e kërkesës amerikane dhe rishishikimit të vendimit marrë nga Komisoni Amerikan i Valutës për aprovimin e monedhës në bursë.

Burimi: PCWorld Albanian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0