Suedia mund të bëhet vendi i parë që do të përdorë një monedhë dixhitale kombëtare - Business Magazine Albania

Suedia mund të bëhet vendi i parë që do të përdorë një monedhë dixhitale kombëtare


Suedia do të vendosë nëse do të përdorë një monedhë dixhitale të quajtur “ekrona” brenda dy viteve, sipas një raporti të Financial Times.

Cecilia Skingsley, zëvendës guvernatore e bankës qendrore “Riksbank” të Suedisë , tha në një intervistë për Financial Times se banka është duke shqyrtuar këtë lëvizje pas një rënie dramatike në përdorimin e parave cash. Sasia e kartëmonedhave dhe monedhave në qarkullim ka rënë me 40% që nga viti 2009, me një rritje të blerjeve online dhe pagesave me kartë .

Në qoftë se Suedia zgjedh të prezantojë “ekrona” kjo do të jetë hera e parë që një shtet në botë do t’i japë konsumatorëve qasje të drejtpërdrejtë në para virtuale të lëshuara nga një bankë qendrore. (Riksbank ishte banka e parë qendrore në botë që ka nxjerrë paratë letër, në vitin 1660.)

Skingsley thotë se banka qendrore është në fazat e hershme të eksplorimit të idesë dhe është duke filluar një projekt për të shqyrtuar mundësitë e ndryshme. Çështje të tilla si gjurmimi, metoda e dorëzimit dhe interesi i parasë elektronike do të shqyrtohen. Ajo gjithashtu theksoi se çdo “ekrona” do qëndrojë së bashku me monedhat dhe kartëmonedhat, në vend që t’i zëvendësojë ato.

Bitcoin, monedha më e famshme dixhitale, është ndërtuar mbi bazën e një protokolli të dhënash të njohura si “blockchain”, që është bërë pjesa më e dashur e bankave komerciale në mbarë botën vitin e kaluar.

Burimi: businessinsider.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0