Piktorët e rinj të “QKKF” fitojnë paleta të arta, në konkursin boteror - Business Magazine Albania

Piktorët e rinj të “QKKF” fitojnë paleta të arta, në konkursin boteror

“Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë vlerësohet në Konkursin Ndërkombëtar të Pikturës”

Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë dhe mësuesja e artit Ruzmira Beqiraj Bejaj kanë marrë vlerësime të larta në Konkursin Ndërkombëtar të Pikturës “The Small Montmartre of Bitola”, ku morën pjesë 800 shkolla nga mbarë bota. Ndër 24 shkollat më të mira të artit, Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë u vlerësua me dy çmime të arta dhe dy diploma.

Ky institucion, prej 25 vjetësh pjesëmarrës i rregullt në këtë konkurs, ka treguar një histori të qëndrueshme suksesi, duke marrë çmime e diploma edhe vitin e kaluar.

Në ceremoninë e hapjes, çmimet fituese u shpërndanë për të nderuar arritjet artistike të pjesëmarrësve. Nxënësit e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë u vlerësuan me:

– **Golden Palette** 🥇: Alisia Gjyli 🇦🇱
– **Golden Palette** 🥇: Briana Bali 🇦🇱
– **Diploma Winner** 🥇: Klevia Allmuça 🇦🇱
– **Diploma Winner** 🥇: Amelia Plaku 🇦🇱

Këto arritje dëshmojnë përkushtimin dhe talentin e jashtëzakonshëm të nxënësve dhe mësuesve të tyre.

Përveç pjesëmarrjes në konkurs, Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë do të jetë gjithashtu pjesë e Kolonisë Artistike që zhvillohet për tetë ditë në Bitola të Maqedonisë, një ngjarje e rëndësishme që mbledh artistë të vegjël e të rinj nga e gjithë bota për të ndarë eksperiencat dhe për të zhvilluar më tej talentet e tyre.

Kjo ngjarje ndërkombëtare jo vetëm që i jep një mundësi të artë artistëve të rinj për të shfaqur punimet e tyre, por edhe për të ndërtuar ura komunikimi dhe bashkëpunimi mes kulturave të ndryshme, duke forcuar lidhjet ndërkombëtare nëpërmjet artit.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0