Momentet më inspiruese të lidershipit gjatë 2015

Momentet më inspiruese të lidershipit gjatë 2015


Frymëzimi vjen në shumë forma. Dhe kështu ka ndodhur edhe në 2015-ën. Disa sipërmarrës gjetën frymëzim nga vizita e e Papa Françeskut në SHBA. Disa të tjerë gjetën frymëzim në thyerjen e rekordit të një prej shpikësve, ajo e numrit më të madh të patentave të liçencuara për Tomas Edison. Dhe këto të dyja ishin vetëm dy nga momentet më të rëndësishme të vitit. Ja një listë e shkurtër e momenteve më frymëzuese gjatë të gjithë 2015-ës.

1. Papa Françesku i drejtohet Kongresit amerikan

Më 24 shator Papa Farnçesku u bë papa i parë në histori që i drejtohet Kongresit Amerikan. Ai foli në anglisht përreth 30 minuta, duke cituar Abraham Linkoln, Martin Luter King, aktivisten e Katolicizmit social Dorothy Day dhe murgun Thomas Merton si figura amerikane shumë frymëzuese. Ai gjithashtu ka përmendur çështje të ndryshme që mund të konsiderohen si sfida për çdo sipërmarrës apo lider të një biznesi. Dhe një nga ato ishte se pasuria e krijuar nga bizneset duhet të përdoret për të ndarë më shumë prosperitet në botë.

“Lufta kundër varfërisë dhe urisë duhet të luftohen në mënyrë konstante dhe në shumë fronte, në mënyrë të veçantë në kauzat e saj,” ka thënë Papa Françesku, si një prelud për vërejtjet që kishte përkundrejt bizneseve. “E di se shumë prej amerikanëve sot, ashtu si edhe në të kaluarën, po punojnë për zgjidhjen e këtij problemi.”

Ai më pas vazhdon duke cituar nga Encyclical Letter Laudato Si’ e majit: “Të bërit biznes lidhet me një thirrje të brendshme fisnike të individit, drejtuar krijimit të pasurisë dhe përmirësimit të botës. Ai mund të jetë një burim shumë frytdhënës për fushën në të cilën operon, sidomos kur e shikon krijimin e vendeve të punës si një pjesë esenciale me qëllim për t’i shërbyer të mirës së përbashkët.”

2. Shpikësi Lowell Wood thyen rekordin e Thomas Edison për numrin më të lartë të patentave në SHBA

Midis patentës së tij të parë në SHBA në 1869 dhe asaj të fundit, numër 1,084 në 1933-in, Tomas Edison u bë një personazh i famshëm historik, praktikisht sinonim me fjalën shpikës. Ai zotëronte nën emrin e tij më shumë patenta se çdo amerikan.

Kjo deri më 7 korrik, kur një shpikës me emrin Lowell Wood mori patentën numër 9,075,906 për një pajisje që mund të pajisë veshjet mjekësore me aftësi të video-konferencave dhe të transmetimit të të dhënave,” raporton Ashlee Vance në BloombergBusiness. Dhe për më tepër, vëren Vance, Wood ka qenë një student me rezultate të dobëta. Kjo e bën momentin e vendosjes së tij të rekordit edhe më inspirues në 2015-ën. Patenta që mori më 7 korrik 2015 ishte numër 1085 për Wood.

Dhe ka më tepër për të pritur: Vance raporton se Wood ka më shumë se 3,000 shpikje të tjera që presin të vlerësohen nga Zyra e Patentave dhe Markave Tregtare të SHBA-ve.

3. Tu Youyou, në moshën 84 vjeçare, bëhet kinezja e parë që fiton një çmim Nobel

Youyou fiton çmimin për ndihmesën e dhënë në krijimin e një mjekimi kundër malarias. Dhe rruga e saj drejt çmimit ishte sa surprizuese, aq edhe tradicionale, arsyeja sepse sipërmarrësit do të ndihen të frymëzuar nga ajo.

Momentet-më-inspiruese-të-lidershipit-gjatë-2015

Çfarë e bën surprizuese dhe të veçantë është se ajo nuk ka një diplomë në mjekësi apo një titull doktorrature. Ajo ka frekuentuar një shkollë farmaceutike në Beijing. Siç nxjerr në pah edhe BBC, në Kinë atë e quajnë fituesen e “tri jo-ve”: pa diplmë në mjekësi, pa doktorraturë, dhe nuk ka punuar asnjë herë në hemisferën Perëndimore. Të gjitha këto i japin një background joprofesional asaj.

Mjekimi i saj, i quajtur “artemisinin”, vjen nga një bimë e cila është përdorur për kurimin e malarias për më shumë se 2000 vjet. Në kërkimin e saj, Youyou ka mësuar prej një teksti antik kinez të quajtur “Libri i recetave për emergjencat”, i shkruar nga Ge Hong. “Ai i ka dhënë ide të dobishme se si të nxjerrë principet e përdorimit të barit,” vë në dukje The Economist.

Pra shkurt, janë dy aspekte nga rrugëtimi i Youyou, nga i cili mund të grumbullojnë frymëzimin e tyre sipërmarrësit: Ajo e bëri sipas mënyrës së saj, dhe nuk u dorëzua.

4. Anija kozmike New Horizons e NASA-s fotografon Plutonin

Fotot mbresëlënëse ishin rezultat i një pune 9-vjeçare, udhëtimi prej 3 miliardë milje. “Për tetë vite të tjera, do të navigonte nëpërmjet sistemit diellor për 31,000 milje për orë,” shkruan Nicola Twilley në The New Yorker.

Momentet-më-inspiruese-të-lidershipit-gjatë-2015

Një nga shumë mësimet inspiruese që mund të nxjerrësh nga misioni i New Horizons është një “reminder” i përgjithshëm: Kur qëllimi është epik, mund të merrni rezultate shumë novatore, vetëm duke prekur sipërfaqen. Kamera në New Horizons shkoi vetëm brenda vetëm 7800 miljeve mbi sipërfaqen e Plutonit. Por distanca nuk e bën më pak historike, kjo kryesisht për faktin se asnjë herë më parë nuk kishin shkuar aq afër Plutonit kamerat e një sateliti apo anijeje.

5. CEO më i mirë performues për 2015-ën refuzon të marrë meritat e suksesit të kompanisë së tij

Jo shumë kohë më parë, kam biseduar me një profesor të London Business School, Garet Jones rreth kulturës së punonjësve. E pyeta nëse kishte ndonjë kompani të madhe që startupet mund ta merrnin si shembull, si një shembll se si mund të ruash kulturën e punonjësve ndërsa kompania rritet.

Jones citon Novo Nordisk, gjigandin danez farmaceutik, CEO i të cilit, Lars Rebien Sørensen, sapo është shpallur CEO më i më mirë performues në botë sipas Harvard Business Review.

Çelësi i suksesit të Sørensen me Novo Nordisk është se ai është i “fiksuar me kulturën e organizatës,” thotë Jones. “Ai nuk e shikon kulturën si diçka që e ndërtojnë Burimet Njerëzore. Ajo është qëndrore për esencën e biznesit.” Sørensen ka ndihmuar gjithashtu në rrënjosjen e vlerave që kapërcejnë kufijtë e tyre. Nën udhëheqjen e tij, kompania sjell rregullisht brenda kompanisë pacientë me diabet, kështu punonjësit mund të ndjejnë në mënyrë më të drejtëpërdrejtë se si miliona njerëz në të gjithë botën do të vuanin pa mjekime.

Dhe sikur kjo e gjitha të mos mjaftonte, Jones thotë se reagimi i Sørensen për çmimin nga HBR:

“Duhet ta kisha thënë që nga fillimi që nuk më pëlqen ky nocioni i ‘CEO-s më të mirë performues në botë.’ Kjo është nën perspektivën e amerikanëve, të glorifikosh individë. Por mund të them se drejtoj një skuadër, në mënyrë kolektive, të gjithë së bashku po krijojnë një nga kompanitë më të mira performuese në botë. Kjo është ndryshe nga të thënit ‘CEO-ja më i mirë performues në botë’, është një ndryshim shumë i madh, sdiomos në një biznes ku jetëgjatësia e tij shkon nga 20-25 vjet. Ti trashëgon situatën nga paraardhësi që ka qenë. Ti mund të jesh CEO më i mirë në botë, por mund të trashëgoni një biznes të keq. Nuk ka kuptim të flasim kur dikush ka derdhur djersë për krijimin e biznesit, dhe dikush tjetër vjen dhe bëhet hero papritur.

Nëse nuk ju duken inspiruese t’i dëgjoni nga liderat tuaj, na thoni ç’është e tillë për ju?

Artikulli u publikua më parë te Inc.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0