Modeli "iClub", si po shndërrohen të rinjtë shqiptarë në zgjidhës të problemeve? - Business Magazine Albania

Modeli “iClub”, si po shndërrohen të rinjtë shqiptarë në zgjidhës të problemeve?


*Nga Julia Goga

“Do të kisha dëshirë të ndaja me ju disa vëzhgime rreth mënyrës se si të menduarit për dizajninin ndihmoi në krijimin e një mendësie dhe një lëvizjeje mes të rinjve në Shqipëri, mbi mënyrën e përdorimit të teknologjisë që dashurojnë, në një mënyrë jo vetëm pёr t’u ankuar për problemet, por edhe pёr tё ndёrmarrё hapa konkretë për t’i zgjidhur ato.

Kjo javë ishte fundi i projekti 1-vjeçar në Shqipëri me qëllimin për të zhvilluar zgjidhës kreativë të problemeve nё mesin e studentëve tanë, të rinjve të cilët janë të aftë të përdorin imagjinatën e tyre, kreativitetin, empatinë dhe teknologjinë për të zgjidhur problemet që vërejnë në shkollat dhe komunitetet e tyre ku jetojnë. Ka qenë një vit eksplorimi, mësimi, krijimi i prototipeve, punës së përbashkët dhe argëtimi për “iCluber”. Ajo përfundoi me një TechCamp dhe një ditë të madhe Demo Day.

E gjitha nisi para një viti, me 114 gjimnaze pjesëmarrëse. Të zellshme për të mësuar gjëra të reja, shkollat erdhën nga të gjitha qarqet, qytetet dhe fshatrat. Të gjithë mësuesit pjesëmarrës u trajnuan në “Design Thinking” dhe nisën krijimin e iClub-eve si aktivitete jashtëkurrikulare në shkollat e tyre. Në pak kohë, patëm 114 iClub-e, të cilët nisën rrugëtimin e tyre me krijimin e logove përkatëse, këndeve iClub dhe shpërndarjen e fotove iClub. Mësuesit krijuan grupet e tyre në Facebook, të cilat u bënë platformat ku mbetën në kontakt dhe ndanë aktivitetet dhe këshillat mbi të rejat që ndodhnin në shkollat e tyre përkatëse. Çdo iClub kishte 5-10 studentë nga viti i parë (15 vjeçarë) deri në vitin e katërt (18-vjeçarë), të cilët menjëherë morën sfidat në duart e tyre dhe filluan kërkimet në këto fusha, duke bashkёbiseduar me mësuesit, bashkëmoshatarët e tjerë, prindërit dhe bizneset në fshatrat dhe qytetet e tyre. Ata identifikuan probleme/nevoja dhe dëshira dhe menduan se si t’i bëjnë shkollat e tyre më të mira dhe si të ndihmonin komunitetin e tyre.

U njoftua për një konkurs të madh, ku mbërritën 114 projekte, që nga mënyra se si të përdoreshin hologramet në procesin e të mësuarit, muzeumet dixhitale 3D e deri te startupet e-commerce për të ndihmuar prindërit nёpёr zonat malore të shisnin barnat medicinalë të cilat aq shumë kërkoheshin.

13 finalistët, një për çdo qark (pasi Shqipëria ka 13 qarqe) u përzgjodhën dhe çdo iClub u mentorua për të zhvilluar konceptin më tutje. Entuziazmi u rrit kur 13 skuadrat u ftuan për të marrë pjesë në një program 10-javor televiziv, ku ata prezantuan idetë e tyre live në një audiencë me të rinj dhe pjesёtarё jurie ku ftuan ndjekësit të votonin për projektin e tyre të preferuar nëpërmjet Mpesa-s, njё tentative tё parë për rritjen e mbështetjes nëpërmjet mbledhjes së fondeve nga grupet e njerëzve (crowdfunding).

Kulminimi i të gjithës, ishte iClub TechCamp, një periudhë intensive 4-ditore në Tiranë, ku 80 inovatorë të rinj nga i gjithë vendi u bënë bashkë për të mësuar gjëra të reja, të merrnin feedback dhe ta çonin më tej konceptin e tyre. Ata mësuan prej Margaritës, një trajnuese shumë e mirë e Microsfot nga Ukraina se si të krijonin website-in e tyre nga “zero”, të mësonin pak kodim dhe të përdornin mjetet “cloud”. Ata e çuan më tutje praktikën e “Design Thinking” duke krijuar prototipe hardware, duke punuar me Jess dhe Tom, dy trainerë të apasionuar britanikë nga ‘Technology will Save Us”. Ata ishin shumë të inspiruar nga një mentor i ri, Aleksandёr, një person vetëm pak vite më i madh se ata, një i ri shqiptar që punon në Whatsup/Facebook në Mountain View. Ata praktikuan prezantimin e ideve të tyre dhe u përgatitën të përballeshin me komunitetin e biznesit dhe jurinë. “Demo Day” solli shumë emocione kur bizneset u zotuan të jepnin mbështetjen e tyre në mënyrë që këto projekte të implementoheshin.

Shumë partneritete u krijuan dhe u bënë kyёç për projektin. Konsullata Britanike (The British Council) dhe Vodafone të cilët e mbështetën atë, Ministria e Arsimit dhe Sporteve dhe Drejtoritë e Arsimit në çdo qark. Nxënësit u inkurajuan të krijonin ekosistemin e tyre të inovacionit në fshatin e tyre, qytetin, me partnerë, autoritete lokale, biznese, media lokale të cilat filluan kontribuimin në mënyra të ndryshme. Ajo u dha nxënësve ndjenjën se “ata mund të bëjnë gjëra të mira, nëse kanë njohuritë, mjetet dhe mendësinë.”

Asnjëra prej këtyre gjërave nuk mund të ishte bërë pa punën me pasion të mësueve inovatorë, të cilët dedikuan shumë prej kohës së tyre jashtë mësimit dhe mentoruan pjesëtarët e iClub-eve gjatë të gjithë rrugës së tyre!

Shumë kolegë të cilët kam takuar nga vende të ndryshme kanë shprehur dëshirën e tyre për të provuar modelin iClub. Na kontaktoni nëse edhe ju keni dëshirë të ndihmoni ose ta sillni në vendin tuaj. Ne mendojmë se është vërtet shumë e implementueshme dhe tepër frymëzuese.”

 

/Nga Julia Goga (CCO e Gconsultancy Innovation). Ky artikull u publikua në profilin e saj në LinkedIn. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0