Mjeshtëria e shitjes (16): Pikat kryesore gjatë komunikimit me klientin (II)

Mjeshtëria e shitjes (16): Pikat kryesore gjatë komunikimit me klientin (II)


Që ta bësh klientin të bashkëpunojë me ty, duhet aftësi të mbledhësh dhe të japësh informacione ashtu si klienti i kupton. Shpeshherë nuk është me rëndësi as produkti yt as çmimi, por mënyra e komunikimit me klientin (se sa me vëmendje i dëgjon kërkesat dhe nevojat e tij) është vendimtare për një bashkëpunim të mirëfilltë.

7. Dëgjimi aktiv

Gjatë komunikimit me klientin duhet të dëgjosh, ndryshe do të humbasësh hapin në bisedë. Ç’ka nënkupton dëgjimi aktiv?

– Dëgjo me vëmendje klientin;
– Konfirmo se e ke dëgjuar klientin me saktësi;
– Përsërite kohë pas kohe atë që flet klienti (dëshmoje që je duke e dëgjuar me kujdes);
– Shtro pyetje relevante për temën të cilën klienti është duke folur.

Lexoni: Mjeshtëria e shitjes (16): Pikat kryesore gjatë komunikimit me klientin

8. Lexo gjuhën e trupit dhe mbaj nën kontroll lëvizjet tuaja të trupit

Gjatë komunikimit të rregullt, 55% të komunikimit e bëjmë me gjuhën e trupit (me gjeste dhe lëvizje të trupit, fytyrës, duarve), 38%  me tonin e zërit, e vetëm 7% me fjalë.

Fokusohu mirë në komunikimin joverbal të klientit, në lëvizjet apo gjestet e trupit, fytyrës dhe duarve. Bëj kontakt me sy e mos e shpërqendro shikimin. P.sh. nëse je në ndonjë lokal – gjatë komunikimit me bashkëbiseduesin – kur hyn dikush te dera, ruaje kontaktin me sy. Shpërqendrimi me shikime vërdallë është jorespekt dhe mund të të ikin detajet dhe reagimet të cilat klienti nuk i tregon gjatë bisedës me fjalë po me gjeste. Trupi ynë me gjestet tona flet të vërtetën edhe nëse ne nuk i themi ato me fjalë.

Shitësit e mëdhenj dinë si t’i lexojnë lëvizjet e trupit, mimikat e fytyrës, dhe mund të parashikojnë rrjedhjen e bisedës. Ka raste kur gjatë bisedës ke prezantuar diçka, e sheh ndonjë mimikë në fytyrë të klientit dhe kupton se kjo gjë nuk i pëlqeu. Në atë rast duhet me mjeshtëri të pyesësh se a e ka kuptuar mesazhin, a e ka të qartë, a ka diçka që nuk i konvenon, që të ta shpjegojë brengën apo pakënaqësinë e tij lidhur me atë që the me herët.

Duhet të kesh kujdes edhe të kontrollosh lëvizjet e tua të trupit që të mos dërgosh sinjale të cilat nuk dëshiron që klienti t’i kuptojë:

– Pozita e trupit dhe gjestet: në tension apo shtendosje, kraharori a është i ngritur, i tensionuar apo i relaksuar dhe i ulur?
– Prekja: a ka kontakt fizike, a është e nevojshme prekja dhe a e bën të ndihet jo rehat kjo?
– Intensiteti: a duket personi i hapur, i ftohtë dhe i painteresuar, apo melodramatik?

9. Ndiqe me kujdes tonin e zërit si element i rëndësishëm, që t’i lësh përshtypje gjatë komunikimit

Kjo ka rëndësi, ndaj bëj kujdes me tonin e zërit tënd, lartësinë e shpejtësinë e të folurit, se këto kanë ndikim te ato që i thua. Duhet të përshtateni duke imituar klientin: nëse ai flet me ton të lartë të zërit edhe ti duhet të flasësh me ton të ngjashëm; nëse ai flet qetë, edhe ti duhet të flasësh me ton të qetë. Ka raste kur klienti flet shpejtë, e atëherë ti duhet t’i përshtatesh dhe të flasësh shpejtë. Krejt qëllimi është që të gjeni sa më tepër elemente të përbashkëta me bashkëbiseduesin që ai të jetë rehat në komunikim me ty.

Mos harroni se besimi në ato që flet, në produktin dhe brendin që e prezanton, kanë shumë rëndësi gjatë komunikimit. Ato klienti pa vetëdije i ndjen edhe i kupton.

Shkruar nga Denis Gafuri

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0