Që prej 1 janarit 2021, bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë, nuk do të paguajnë tatimin mbi fitimin.
Kuvendi miratoi të mërkurën ndryshimet në ligjin ‘Për tatimin mbi të ardhurat’. Po ashtu, kuvendi ka miratuar heqjen e TVSH-së për të gjitha bizneset e vogla me xhiro vjetore deri në 8 milionë lekë.
Lexoni: Skema e IDEA-Grant në mbështetje të aspirantëve për sipërmarrës
Këto dy lehtësime do të jenë të përkohshme, deri në vitin 2029 dhe kanë si qëllim ndihmën ndaj biznesit të vogël pas dy goditjeve, tërmetit të 26 nëntorit në vend dhe pandemisë së Covid-19.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto