Shefja e teknologjisë në Kompaninë OpenAi, që zhvilloi programin tashmë të popullarizuar ChatGPT, Mira Murati, përmes një video-mesazhi ka ftuar të gjithë që të marrin pjesë në edicionin jubile të konferencës së teknologjisë, DOKU.TECH.
DOKU.TECH, i cili organizohet nga IPKO Foundation, edicionin jubile e sjell në Pallatin e Rinisë, me datat 27 dhe 28 Maj, nën temën “Ta Sjellim të Ardhmen më Afër, së Bashku”.
Gjatë konferencës, Mira Murati do ta adresojë fjalimin e saj online, në të cilin do të flasë për misionin e OpenAi dhe planet e së ardhmes.
OpenAi do të përfaqësohet fizikisht në DOKU.TECH nga Pamela Mishkin, anëtare e Stafit Teknik në OpenAI, me fokus në aspektet e politikave të modelit të gjuhës LLM.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.