Mikrovala juaj mund t'ju përgjojë?! - Business Magazine Albania

Mikrovala juaj mund t’ju përgjojë?!


Mikrovala përgjon njerëzit? Mund të duket qesharake, por siç thonë shakaja është gjysma e së vërtetës.

Sipas burimeve të BusinessMag, kjo është diçka që mund të ndodh në të ardhmen e afërt.

Njësoj si paisjet e tjera inteligjente si frigoriferi, televizori dhe termostatët, disa kompani kanë sugjeruar idenë e një mikrovale inteligjente. Një ide e cila u realizua me sukses në Kickstarter vitin e kaluar prezantoi një mikrovalë inteligjente e cila ishte e pajisur me një mikrofon. Por kjo ide akoma nuk është realizuar si një produkt konkret.

Gjithsesi, edhe nëse mikrovalat inteligjente pushtojnë tregun ditën e nesërme, çdo e dhënë që do të grumbullohet kompanitë përkatëse do t’i përdorin për të prodhuar më shumë produkte të personalizuara. Ky nuk do të jetë një përgjim nga qeveria. Në fakt, çdo entitet qeveritar do të duhet të kërkojë një leje në gjykatë për të marrë të dhëna të tilla.

Si përfundim, kompanitë të cilat ofrojnë këto paisje inteligjente apo produkte dhe shërbime që mbledhin të dhan për konsumatorët duhet të përballen me disa ndëshkime ligjore. Njerëzit janë shumë të ndjeshëm ndaj problemeve me privatësinë, sidomos tani që ka shumë paisje të cilat grumbullojnë të dhëna për jetën e tyre. Pra duke parë potencialin e çdo produkti se çfarë ai mund të bëj dhe se si të dhëna të rëndësishme mund të shrytëzohen, mund të themi se kjo është një strategji e lartë për suksesin e çdo biznesi.

Edhe pse ndonjeherë ndodh pa dijeninë tonë, askujt prej nesh nuk i pëlqen të përgjohet. Me sa duket nuk i shpëtojmë dot teknologjisë…

/SmallBizTrends

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0