Microsoft lançon celularin e ri nga Nokia


Besojeni apo jo, Microsoft vazhdon të prodhojë celularë Nokia. Kompania gjigande ka prezantuar dje celularin më të ri, Nokia 216.

Ky lajm ka çuditur jo pak njerëz, pasi Microsoft kishte lajmëruar më përpara se do e shiste divizionin celular-prodhues tek kompania FIH Mobile, një kompani e Foxconn. Marrëveshja që Microsoft kishte arritur me FIH Mobile ishte rreth 350 milionë USD, por me prezantimin e celularit Nokia 216, marrëveshja e mëparshme bëhet tashmë një mister.

Por ky celular ndoshta nuk mund të konsiderohet një ‘smartfon’, edhe pse mund të perdoret me aplikacione. Ky është një celular shumë i thjeshtë, që është bërë për tregjet në vëndet e pazhvilluara, ose në zhvillim e sipër.

Celulari përfshin një ekran 2.4-inç, dhe dy kamera 0.3-mpx, një përpara dhe një mbrapa. Në të gjithashtu mund të gjeni edhe një mini-shfletues Opera.

Ky celular fokusohet më së shumti në Indi, ku do të shitet për 37 USD. Ai vjen në dy versione, Nokia 216 dhe Nokia 216 Dual SIM.

https://youtu.be/AsKCq1rwG8c

 

/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale