Microsoft-i duhet të paguajë një gjobë prej 60 milionë eurosh (63.8 milionë dollarë) për shkelje të rregulloreve ligjore për “Cookies”, një masë e vendosur nga autoriteti francez i mbrojtjes së të dhënave CNIL.
Autoriteti akuzon Microsoft-in për shkelje të rregulloreve me motorin e kërkimit bing.com. “Cookies” i vendosur për qëllime reklamimi mbledh informacione. Gjithashtu, nuk ka asnjë opsion që lehtëson refuzimin e “Cookies” përveç pranimit të tyre.
“Cookies” janë regjistrime të vogla të dhënash që ruhen në pajisje kur dikush viziton një faqe interneti. Kjo i bën shumë gjëra më të lehta për përdoruesit, por informacioni personal gjithashtu mund të bëhet transparent dhe t’u transmetohet reklamuesve.
lexo:Bien aksionet e Tesla
CNIL vendosi që Microsoft-u duhet të ndryshojë rregulloren e tij brenda tre muajve.
Përdoruesit në Francë, do të duhet të japin pëlqimin e tyre përpara se “Cookies” të përdorin të dhënat e tyre për qëllime reklamimi. Përndryshe, kompania e software-it duhet të paguajë një gjobë prej 60,000 € për ditë vonesë.
Gjoba i drejtohet Microsoft Ireland Operations Ltd. france24
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.