Meta po përpiqet të krijojë “përkthyesin universal” nëpërmjet Inteligjencës Artificiale - Business Magazine Albania

Meta po përpiqet të krijojë “përkthyesin universal” nëpërmjet Inteligjencës Artificiale

Koorporata e mediave sociale “Meta” ka krijuar një model të Inteligjencës Artificiale, i aftë për të përkthyer në 200 gjuhë të ndryshme, duke përfshirë shumë që nuk mbështeten nga mjetet aktuale komerciale. Kompania e ka lënë projektin me burim të hapur me shpresën se të tjerët do të ndërtojnë mbi punën e saj.

Modeli i Inteligjencës Artificiale është pjesë e një projekti ambicioz i kërkimit dhe zhvillimit nga Meta për të krijuar një të ashtuquajtur “përkthyes universal të të folurit”, të cilin kompania e sheh si të rëndësishme për rritjen në platformat e saj të shumta – nga Facebook dhe Instagram, deri te zhvillimi i Realitetit Virutal dhe Realitetit të Shtuar (AR). Përkthimi me machine-learning jo vetëm që lejon Meta të kuptojë më mirë përdoruesit e saj (dhe kështu të përmirësojë sistemet e reklamave që gjenerojnë 97 përqind të të ardhurave të saj), por gjithashtu mund të jetë themeli i një aplikacioni për projektet e ardhshme si syzet e realitetit të shtuar (AR).

Ekspertët në përkthimin me machine-learning i thanë “The Verge” se kërkimi i fundit i Meta-s është ambicioz dhe i plotë, por vunë në dukje se cilësia e disa prej përkthimeve të modelit ka të ngjarë të jetë shumë më e ulët se ajo e gjuhëve të mbështetura më mirë si italishtja ose gjermanishtja.

“Kontributi kryesor këtu janë të dhënat,” i tha The Verge profesori Alexander Fraser, një ekspert në gjuhësinë kompjuterike në Munich në Gjermani. “Ajo që është domethënëse janë 100 gjuhë të reja që mund të përkthehen sipas modelit të Meta-ës”.

Lexo edhe: “Besimi” në botën digjitale

Arritjet e Meta-ës rrjedhin, disi paradoksalisht, si nga qëllimi ashtu edhe nga fokusi i kërkimit të tij. Ndërsa shumica e modeleve të përkthimit me machine-learning trajtojnë vetëm një pjesë të vogël të gjuhëve, modeli i Meta është gjithëpërfshirës: është një sistem i vetëm në gjendje të përkthejë në më shumë se 40,000 drejtime të ndryshme midis 200 gjuhëve të ndryshme. Por Meta është gjithashtu i interesuar të përfshijë “gjuhët me burime të ulëta” në model – gjuhë me më pak se 1 milion çifte fjalish të përkthyera të disponueshme publikisht. Këto përfshijnë shumë gjuhë afrikane dhe indiane që zakonisht nuk mbështeten nga mjetet komerciale të përkthimit me machine-learning.

“Çfarë teknologjie do të duhet për përkthimin që funksionon për të gjithë?”

Lexo edhe: Si të krijoni një strategji marketingu në mediat sociale?

Shkencëtarja kërkimore e Meta, për Inteligjencën Artificiale, Angela Fan, e cila punoi në projekt, tha për The Verge se ekipi ishte frymëzuar nga mungesa e vëmendjes që i kushtohej gjuhëve të tilla me burime më të ulëta në këtë fushë. “përkthimi nuk funksionon as për gjuhët që ne flasim, prandaj e filluam këtë projekt”, tha Fan. “ne e kemi këtë motivim të përfshirjes si – “çfarë do të duhej për të prodhuar teknologjinë e përkthimit që funksionon për të gjithë”?”

Fan thotë se modeli, i përshkruar në një punim kërkimor këtu, tashmë është duke u testuar për të mbështetur një projekt që ndihmon redaktorët e Wikipedia të përkthejnë artikuj në gjuhë të tjera. Teknikat e zhvilluara në krijimin e modelit do të integrohen gjithashtu në mjetet e përkthimit të Meta-ës së shpejti.

/The Verge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0