Mercedes-Benz, pritet të nxjerrë brandin e veturave elektrike - Business Magazine Albania

Mercedes-Benz, pritet të nxjerrë brandin e veturave elektrike


Për një kohë të gjatë Mercedes-Benz është duke punuar në një brand të veturave, të cilat do të lëvizin me energji elektrike.

Kohë pas kohe, janë bërë të ditura detajet për këto makina, por asnjëherë nuk është përmendur emri.

AutoExpress, sipas burimeve të afërta me prodhuesin gjerman, ka zbuluar se brendi i këtyre veturave do të quhet MEQ.

Pa e përmendur asnjëherë Mercedes-Benz, shkurtesa EQ do të nënkuptojë se bëhet fjalë për automobilat elektrikë nga kjo kompani.

Me publikimin e modeleve të reja, prefiksit EQ do t’i shtohen shkronja të tjera, si: EQA, EQB apo EQC. Varësisht nga nevoja, do të përdoren shprehjet si motori EQ, enterieri EQ apo edhe gjenerata MEQ.

Këto sugjerime mbesin në faza të thashethemeve, meqë asgjë nuk është konfirmuar se si do të emërohen këto makina.

 

burimi: gazetainfopress

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0