Meliha Zyberaj, fituese e programit të ministrisë së Sipërmarrjes, do të investojë në prodhimin e mëndafshit - Business Magazine Albania

Meliha Zyberaj, fituese e programit të ministrisë së Sipërmarrjes, do të investojë në prodhimin e mëndafshit

Meliha Zyberaj

Në jetë kemi nevojë për të besuar se nëse punojmë, shpërbilimi do të vijë disa herë më i madh. Rasti i zonjës Meliha Zyberaj, është ndër rastet që na rikujton se sa e rëndësishme është të besojmë tek puna jonë. E ka nisur gjithçka në një dyqan të vogël shitjesh. Ajo filloi të shiste çdo ditë edhe më shumë nga prodhimet e saj të dorës si, perde, çentro, tapetë të bukur etj. Me punë ndër vite, ajo rriti aktivitetin. Dyqani u zgjerua dhe sot ka punësuar shumë gra të Vaut të Dejës. Sot ky biznes njihet si: “Artizanet Vau Dejës”.

Zonja Meliha, dje ishit shitëse në një dyqan, ndërsa sot jeni një grua në biznes, çfarë ju rriti besimin për ta ngritur këtë biznes?

Jam nga ata njerëz që mendon se me forcën e besimit mund t’ia dalësh të jesh e suksesshme për veten, por edhe për të tjerët. Në fakt, më është dashur të punoj fillimisht të ushqej familjen time. Por më pas e kuptova që nuk isha vetëm unë kështu. Ishin edhe shumë gra, të cilat kishin shumë nevojë që të punonin dhe të ishin të zonjat e vetes. Ndaj, duke menduar në disa aspekte unë mora përsipër të sfidoj veten. Mendoj që gjithçka nis këtu, të sfidosh veten! Fillova të marr pjesë në trjanime të ndryshme, takime pune dhe deri sa mbërrita aty ku  synoja.

Cilat ishin synimet tuaja për të ngritur një biznes?

Unë e shoh artizanatin si një trashëgimi të pa plotësuar deri në fund. Kam mbajtur mbi supe një peng për shumë kohë. Nëna ime më uli në një bisedë para se të ndërronte jetë dhe më tha: “Artizanati ka qenë buka jonë e asaj kohe, ndaj mund të jetë e ardhmja juaj”. Më është lutur të mos e lija në gjysmë, por ta çoja deri në fund. Ndaj, mendoj se kjo më dha shumë guxim. Fjala e prindit është mbështetja më e madhe për këdo që bën biznes.

Synimi im ishte të ndërtoja një qendër ku të punësoja të gjitha gratë e zonës dhe kështu të prodhonim për një masë më të gjerë njerëzish dhe vendesh.

Aktualisht që flasim, cila është shtrirja juaj e biznesit?

Biznesi ka një shtrirje të madhe qoftë në Shqipëri, por edhe në Kosove dhe Malin e Zi. Është një biznes që sa vjen dhe rritet. Nuk mund të them që kemi arritur përmasa të mëdha, por me hapa të vegjël do të rritemi. Lajm i mirë është se produktet tona, i pëlqejnë të gjithë dhe rikthehen për t’i blerë. Turistë vendas dhe të huaj, blejnë prodhime artizanale si një formë për ta bërë edhe dhuratë diku.

Procesi i kultivimit të “Fshikëzës së Mëndafshit”, çfarë impenjimi kërkon?

Ka gra dhe burra të angazhuar. Kemi mbi tre vite që kultivojmë “Fshikëzën e Mëndafshit”. Kjo fshikëz ushqehet vetëm me gjethet e manit. Rritet për 30 ditë dhe çdo ditë ushqehet me gjethet e manit. Periudha është maj-qershor. Gati një muaj do pastrim, ushqim dhe çdo gjë tjetër. Nëse nuk do te na ndihmonin djemtë, unë dhe gratë e tjera nuk do t’ia kishim dalë dot.

Ju jeni një ndër përfitueset e grantit të Start-upve, nga ministria e Sipërmarrjes. Si lindi kjo ide dhe çfarë sjell për tregun tuaj?

Biznesi ynë është i ligjëruar tashmë, por kemi nevojë për mbështetjen e institucioneve. Konkretisht, një nga gjërat më të mira që ne kemi bërë është rritja dhe kultivimi i “Krimbit të mëndafshit”. Për këtë na është dashur më shumë mbështetje, sepse na duhen makineri për procesin e prodhimit.

Kështu, Ministria e Shtetit për Mbrojtjen dhe Sipërmarrjen së bashku me Kominsionin tashmë na kanë dhënë një dritë jeshile. Ne do të kemi makineri të reja dhe mundësi të reja për ta zhvilluar punën tonë. Duam të shtojmë fuqinë punëtore të grave dhe gjithashtu të rrisim kapacitet prodhuese. Produktet tona duam të dalin në një treg më të gjerë se ky.

A është ky një profesion premtues edhe për shumë vazja të reja?

Do të marr rastin tim konkret. Nusja e djalit tim dëshironte të mësonte më shume rreth këtij profesioni. Ndërsa sot, është një nga punonjëset më të mira, e cila zotëron prodhimin e materialeve të artizanatit. Si ajo vajzë, edhe shume vajza të tjera kanë po të njëjtën dëshirë. Të mësosh diçka të re nuk është kurrë vonë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një profeison grash, i cili ka ekzistuar dhe do vazhdojë të ekzistojë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0