Me vetëm analizimin e shprehjes së fytyrës tuaj eBay ju tregon çfarë dhuratash të blini për Krishtlindje - Business Magazine Albania

Me vetëm analizimin e shprehjes së fytyrës tuaj eBay ju tregon çfarë dhuratash të blini për Krishtlindje


eBay është duke përdorur “teknologjinë e njohjes emocionale” për të ndihmuar blerësit të vendosin se çfarë dhuratash duan më shumë për Krishtlindje.

Ditën e martë në Londër ai hapi një dyqan, ku blerësit mund të hyjnë në një kabinë që përmban një ekran, kufje dhe një aparat fotografik. Në fillim vendosni një palë kufje dhe një zë i qetë ju shpjegon se çfarë do të ndodhë. Përdoruesi shkruan emrin e tij, email-in, moshën dhe gjininë. Më pas do të shfaqen imazhet e 12 produkteve të ndryshme, për rreth10 sekonda secila.

me-vetem-analizimin-e-shprehjes-se-fytyres-tuaj-ebay-ju-tregon-cfare-dhuratash-te-blini-per-krishtlindje-businessmag

Për të reduktuar stresin, eBay i ka projektuar hapësirat për të qenë sa më qetësuese të jetë e mundur dhe me ndriçim të ulët. Kamera përdor teknologjinë bio-analitike dhe dizajnin e kodimit të fytyrës të projektuar nga Lightwave, për të zbuluar reagimin e përdoruesit për çdo produkt. Për shembull, në qoftë se përdoruesi buzëqesh në një produkt, kamera do të zbulojë cepat e buzëve në rritje dhe rrudhosjen e syve, ndërsa nëse përdoruesi mbledh vetullat dhe rrudhos ballin do të zbulohet.

Pasi ka parë 12 produktet, përdoruesit i dërgohet një email që përmban rezultatet duke i treguar se te cilat produkte ai ka reaguar më mirë dhe se cilat nuk i kanë pëlqyer. eBay ka quajtur dyqanin e tij në Londër “The Ultimate do good, feel good Shop.” Edhe pse ai është hapur vetëm për dy ditë, kompania beson se kjo mund të jetë e ardhmja e blerjeve (shopping).

 

burimi: acp

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0