Me iOS 11 nuk keni pse të pyesni më miqtë tuaj për fjalëkalimet e tyre të Wi-Fi - Business Magazine Albania

Me iOS 11 nuk keni pse të pyesni më miqtë tuaj për fjalëkalimet e tyre të Wi-Fi


Ditët e bezdishme kur u kërkonit miqve tuaj fjalëkalimet e Wi-Fi çdo herë që i vizitonit, më në fund po shkojnë drejt fundit. Ose të paktën për të gjithë ata që kanë iPhone me iOS 11.

Kur Apple lançoi sistemin e ri operativ, iOS 11, në WWDC këtë javë, kompania zbuloi disa veçori të reja duke përfshirë përditësimet Siri, pagesat me anë të telefonit dhe një panel të ri të ekranit, ndër të tjera. Por një nga funksionalitetet më të mëdha ishte lidhja automatike e Wi-Fi mes pajisjeve iOS 11.

Veçoritë e reja do ta bëjnë lidhjen e miqve në rrjetin tuaj Wi-Fi, një proces më të shpejtë, të ngjashëm me përvojën e lidhjes me kufjet AirPods.

Për të përdorur funksionin e ri të ndarjes së Wi-Fi në iOS 11, thjesht tërhiqni lart ekranin gjatë momentit kur doni të identifikoheni në pajisjen “e huaj” për të cilën do të lejoni qasje dhe ta vendosni pranë pajisjes tashmë në rrjet. Pajisja në rrjet do të njoftohet se dikush tjetër është duke u përpjekur për t’u bashkuar me rrjetin dhe do t’i jepet mundësia e dërgimit të fjalëkalimit drejtpërsëdrejti përmes ajrit. Pasi të keni konfirmuar transferimin, fusha e fjalëkalimit në pajisjen “e huaj” do të plotësohet dhe automatikisht do të jepet aksesi në rrjet.

Funksioni i ri është i sigurtë që do të bëhet një shpëtim jete për këdo që ka fjalëkalime të ndërlikuara të Wi-Fi. Funksionalitetet e reja për ndarjen e Wi-Fi në iOS 11 janë vetëm një nga shumë karakteristikat që vijnë në sistemin e ri operativ. Që kur kompania lëshoi versionin beta të iOS, karakteristika të shumta të fshehura janë duke u shtuar, duke përfshirë opsione të përshtatura të kujtesës dhe aftësinë për të fshirë automatikisht aplikacionet e papërdorura.

Këto shtime duken se e bëjnë iOS 11 të jetë më i dobishëm për ata që këmbëngulin në mikromenaxhimin e ruajtjes dhe përdorimit të të dhënave mobile në pajisjet tona. Dhe për miqtë që vazhdimisht po lidhen me Wi-Fi tonë: më në fund mund të ndalojnë së na kërkuani fjalëkalimet tona.

burimi: mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0