Mbyllja e ekonomisë dy muaj 400 milionë dollarë dëme sipas Konfindustrisë - Business Magazine Albania

Mbyllja e ekonomisë dy muaj 400 milionë dollarë dëme sipas Konfindustrisë


Konfindustria ka vlerësuar se fatura financiare e dëmeve ndaj ekonomisë kombëtare të shkaktuara drejtpërdrejtë nga menaxhimi joprofesional i krizës së Covid 19 nga ekzekutivi, llogaritet të jetë e rendit të 350-400 milionë dollarë vetëm për muajt mars dhe prill 2020.

Në analizën e saj, Konfidnustria ka vlerësuar në mënyrë krahasimore menaxhimin e krizës nga vende të Rajonit si Bullgaria, Kroacia dhe Greqia, që kanë patur rezultate shëndetësore më të mira dhe/ose të ngjashme me Shqipërinë. Analiza tregon, se masat shtrënguese kundër Covid 19 në Shqipëri kanë qene mjaft të ashpra dhe tërësisht jopërpjestimore me rrezikun shëndetësor, duke sjellë në mënyrë të paarsyeshme rëndimin e faturës financiare me afër 400 milionë dollarë humbje të biznesit, qytetarëve dhe buxhetit të shtetit. “Me një menaxhim më të përgjegjshëm dhe profesional fatura në fjalë ishte lehtësisht e shmangshme”, sipas administrorit Gjergj Buxhuku.

Lexo: Konfindustria: të hiqen masat shtrënguese. Nevojitet qarkullimi i lirë Shqipëri-Kosovë

Konfindustria ka bërë të ditur më parë që humbjet e përllogaritura të ekonomisë formale për muajit mars, prill 2020 llogariten në 1,2 miliardë dollarë. Përfaqësues të ekzekutivit pranuan se fundi plotësisht vërtetësinë e këtyre humbjeve. Duke patur patur parasysh edhe pjesën joformale të tregut, humbjet tërësore e tejkalojnë shumën e 2 miliardë dollarëve, sipas Konfindustrisë.

Ndaj ajo i kërkon qeverisë, që të kalohet me shpejtësi drejt normalitetit të plotë për të gjitha kategoritë e biznesit dhe lëvizjes qytetarëve. “Fatura financiare e dëmeve të ekonomisë kombëtare rritet me shpejtësi në ccdo orë të ndalimit të paarsyeshëm të kategorive të biznesit dhe qarkullimit të qytetarëve në gjithë hapsirën e vendit, përfshi edhe Kosovën. Rreziku shëndetësor nga Covid 19 në Shqipëri dhe Rajon është provuar, se ka qenë i papërfillshëm krahasuar me shtete të tjera të BE-së”, thekson Konfidnustria.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0