Konfindustria: të hiqen masat shtrënguese. Nevojitet qarkullimi i lirë Shqipëri-Kosovë - Business Magazine Albania

Konfindustria: të hiqen masat shtrënguese. Nevojitet qarkullimi i lirë Shqipëri-Kosovë


Konfindustria mbështet fillimin e lehtësimit të masave shtrënguese kundër Covid 19 për një kategori biznesesh të shërbimeve, por është kundër hyrjes në fuqi në datën 11 Maj, duke kërkuar zbatim të menjëhershëm. Përmes një njoftimi për shtyp, Konfindustria ka kërkuar të zgjerohet  kategoria e bizneseve të lejuara, kundrejt protokolleve ligjore të sigurisë shëndetësore. Në hapsirat e vendit, ku nuk ka raste të prekjes nga epidemia, gjendja duhet të shkojë menjëherë drejt normalitetit të plotë pa kufizime.

Konfindustria vlerëson, se sidomos është e rëndësishme të lehtësohet qarkullimi i qytetarëve, zgjerimi i dukshëm i hapsirave orare të lëvizjes ditore dhe lejimit të transportit, sipas praktikave të vendeve të tjera të Rajonit. Transporti me mjete private duhet të lirohet tërësisht si brenda bashkive ashtu edhe në të gjithë hapsirën gjeografike të vendit. Nuk ka asnjë kuptim dhe vlerë, sipas saj, lejimi i aktiviteteve të shërbimeve si p.sh hoteleve, etj., nëse nuk shoqërohet me lejimin e qarkullimit të qytetarëve.

Lexo: Konfindustria propozon masa përmirësuese për bizneset

Konfindustria kërkon, që qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, të krijojnë sa më shpejt një zonë të përbashkët të lirisë së qarkullimit të qytetarëve në periudhën e mbylljes ndërkombëtare të pandemisë.

Të dhënat shëndetësore tregojnë, që shkalla e rrezikut të Covid 19 në Shqipëri, Kosovë dhe në Rajon, është shumë e ulët në shkallë krahasimore me vendet historike të BE. Ndërkohë, masat shtrënguese në Shqipëri janë tërësisht jopërpjestimore me shkallën e rrezikut shëndetësor dhe mjaft më të ashpra, sesa vendet e Rajonit dhe më tej. Deri tani masat shtrënguese kanë prodhuar një faturë financiare me mbi 2 miliard dollarë në ekonominë kombëtare, me pasoja të rënda për biznesin, qytetarët, shtimin e papunësisë dhe buxhetin e shtetit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0