Mbi 150 kandidatë do të garojnë për çmimet mbarëkombëtare të teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes të Albanian ICT Awards - Business Magazine Albania

Mbi 150 kandidatë do të garojnë për çmimet mbarëkombëtare të teknologjisë, inovacionit dhe sipërmarrjes të Albanian ICT Awards

Misioni i Albanian ICT Awards është njohja dhe promovimi i punës së këtyre sipërmarrësve, shkencëtarëve artistëve dhe yjeve të teknologjisë për kontributin e tyre që na bën të shikojmë drejt të ardhmes plot shpresë.Për të festuar suksesin, shpërblyer arritjet dhe rritur profilin e komunitetit të teknologjisë, sipërmarrjes dhe inovacionit në mbarë hapësirën Shqipfolëse, edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards mbylli aplikimet më 30 Prill 2023 dhe pranoi 117 aplikime nga mbi 150 kandidatë në gjashtë kategori të ndryshme.

Një ngjarje e themeluar dhe organizuar nga ICTSmediadhe Shoqata ALBICT, me edicionin e 11-të që bëri hapjen zyrtare më 10 Mars 2023, Albanian ICT Awards hyri në dekadën e saj të dytë me mision integral për mbarë komunitetin Shqiptar të teknologjisë dhe influencuar perceptimin publik për rolin e industrisë e teknologjisë në shoqërinë shqiptare.

Mblidhet juria e Albanian ICT Awards

Një trupë e pavarur profesionistësh dhe figurash të shquara të teknologjisë nga institucione publike dhe private, institucione akademike dhe biznese e sipërmarrje të suksesshme u mblodh në takimin e saj të parë më 2 Maj 2023 në Tiranë dhe pjesëmarrje virtuale nga Prishtina.

Juria e edicionit të 11-të përbëhet nga: Blerim Rexha, Edlira Martiri, Igli Gjelishti, Erion Serti, Gjergji Guri, Faola Hodaj, Linda Shomo, Ermal Beqiri, Ardiola Hristiç, Ervis Smakaj, Gazmend Selmani, Enis Vehapi, Visar Shehu dhe Evi Hoxha.

Gjatë takimit të parë juria u njoh me listën e nominimeve dhe aplikimeve të më shumë se 150 kandidatëve dhe 117 projektet e tyre inovative në garë për çmimet e mëdha të teknologjisë. Ndryshe nga vitet e kaluara, juria e ICT Awards u nda këtë edicion në tre komitete të ndryshme vlerësimi sipas kategorisë dhe ekspertizës të anëtarëve të jurisë.

Takimet informative në Shqipëri dhe Kosovë vijuan deri në përmbyllje të aplikimeve pranë: Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Gjimnazit Britanik të Teknologjisë, Institutit Kanadez të Teknologjisë, Kolegjit AAB, Innovation Academy, Universitetit Epoka, Universitetit të Prishtinës, Universitetit Luarasi, Universitetit Polis, Institutit Harry Fultz, Kolegjit Ndërkombëtar Universum, Shkollës Digjitale Prizren, Universitetit të Prizrenit, Kolegjit Riinvest, Universitetit Politeknik të Tiranës, Shkollës Teknike “Gjergji Canco”, Shkollës së Mesme Profesionale Hermann Gmeiner dhe RIT Kosovo/AUK.

Edicioni i 11-të i kësaj gare priti aplikime në formatin online në gjashtë kategori: ICT Inovacioni i VititICT Startupi i VititICT Diploma e VititICT Ylli në Ngritje deri në 16-vjeçICT Ylli në Ngritje 16-21 vjeç dhe Cyber Security Awards.

Lexo:Benzi punëson ekipin e Formula 1 për projektimin e makinave të ardhshme elektrike

Kjo garë organizohet nga ICTSmedia dhe Shoqata ALBICT, dhe prej 10 vitesh ka mbajtur mbi 300 evenimente me 2500 garues dhe 200 finalistë. Më 26 Maj 2023 do të bëhet shpallja e fituesve të Albanian ICT Awards në Mbrëmjen Gala.

Fituesit e Albanian ICT Awards ndër vite kanë qenë individë, karriera profesionale e të cilëve është shembull kapërcimi sfidash dhe suksesi, përpjekja, vendosmëria dhe kreativiteti i të cilëve ju ka dhënë atyre një njohje prestigjioze në komunitetin shqiptar të teknologjisë në Shqipëri, Kosovë dhe rajon.

Misioni i Albanian ICT Awards është njohja dhe promovimi i punës së këtyre sipërmarrësve, shkencëtarëve artistëve dhe yjeve të teknologjisë për kontributin e tyre që na bën të shikojmë drejt të ardhmes plot shpresë.

Sponsorë dhe partnerë

Edicioni i 11-të i Albanian ICT Awards nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e çmuar të sponsorëve Diamond si Raiffeisen Invest, Unioni i Bashkive dhe Komunave ShqiptareAlbvision; Platinium si Dev.alVodafone Albania dhe Albsoft; Gold si Soft&Solutions, Digit SapiensBaboonFacilization, Vigan dhe Silver si EasyPay, 3i SolutionsImbus, Armundia Factory.

Albanian ICT Awards gëzon një partneritet të zgjeruarme Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillimnëpërmjet Programit Star Venture financuar nga Enterprise Development Innovation Fund (EDIF)dhe Luksemburgu, AUK, SEEU Tech Park dhe UNICEF Albania.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0